Zgjedhjet vendore, Balla mbledh Asamblenë e Zgjeruar të PS Kavajë: Kemi përgjegjësinë t’i japim kësaj bashkie një drejtim të ri

3 Tetor 2026, 11:45Politika TEMA
Zgjedhjet vendore, Balla mbledh Asamblenë e Zgjeruar të PS

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranës, Taulant Balla, ka mbledhur Asamblenë e Zgjeruar të PS Kavajë, ku ka nisur puna për përgatitjen e zgjedhjeve vendore të pranverës së vitit 2027.

Në fokus të diskutimeve ka qenë nevoja për një drejtim të ri të Bashkisë Kavajë, me theks te përmirësimi i shërbimeve publike, rritja e investimeve në infrastrukturë, arsim dhe mjedise sportive, si dhe zhvillimi i turizmit dhe agroturizmit.

Balla tha se këto fusha duhet të shërbejnë edhe si mundësi për rritjen e ekonomisë lokale dhe të të ardhurave për banorët e Kavajës.

Ai deklaroi gjithashtu se duhet të ketë transparencë mbi përdorimin e fondeve dhe pronave publike, duke kërkuar që të hidhet dritë mbi atë që ai i cilësoi si abuzime të administrimit të bashkisë.

Sipas Ballës, në javët në vijim do të nisë edhe procesi për përzgjedhjen e kandidatit për Kryetar të Bashkisë Kavajë dhe të këshilltarëve bashkiakë.

“Qytetari i parë i Kavajës duhet të jetë çdo ditë në shërbim të qytetarëve”, u shpreh Balla.

Lini një Përgjigje