
Shqipëria do të sfidojë Finlandën pasditen e kësaj të shtune për vendin e parë të grupit në Ligën C të Ligës së Kombeve. Sfida e cila do të luhet në stadiumin e Helsinkit, sjell në “repertor” përballjen që do të vendosë shumëçka për skuadrën që do të ngjitet direkt në Ligën B, për të rritur shanset e kualifikimit për në Europianin e 2028-tës.
Sa i takon formacionit të mundshëm me të cilin mund të zbresë trajneri Rolando Maran që nga minuta e parë, mediat sportive në vend na japin një panoramë më të qartë mbi emrat që lidhen me një fanellë titullari.
Gjithnjë, referuar parashikimit, Berishës do t’i besohet sërish porta duke i marrë vendin Alen Sherrit i cili luajti 90 minuta përballë San Marinos. Rreshtimi në mbrojtje nuk ndryshon, Mitaj, Ismajli dhe Gjimshiti në qendër, ndërsa nga krahët, Pilo dhe Hysaj.
Në “zemër” të mesfushës, Asllani dhe Ramadani. Hoxha merr vendin e Mehmetit në të majtën e sulmit, ndërsa Muçi qëndron i palëvizur nga pozicioni. Në qendër, si zakonisht, Rey Manaj. Performanca e treguar me San Marinon mund të përdoret si “kartë” për ta nisur nga fillimi në Finlandë.
FORMACIONI I MUNDSHËM:
SHQIPËRI: Berisha; Pilo, Mitaj, Ismajli, Gjimshiti, Hysaj, Asllani, Ramadani, Hoxha, Muçi, Manaj.
