Presidenti amerikan Donald Trump ka zbutur tonet ndaj kryeministres italiane Giorgia Meloni, duke lënë së fundi të kuptohet se krisja në relatën mes tyre, është kapërcyer. I pyetur nga gazetarët në Shtëpinë e Bardhë lidhur me përplasjet e mëparshme me shefen e qeverisë italiane, Trump u përgjigj shkurt: “Marrëdhënia ime me Melonin është shumë e mirë. Më ka pëlqyer gjithmonë.” Deklarata vjen pas një viti me ulje-ngritje në raportet mes dy liderëve. Trump ka folur disa herë për afërsinë me Melonin, por mes tyre nuk kanë munguar as shpotitë e hapura.