Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar një takim me aleatët e opozitës në selinë blu, ku në fokus kanë qenë diksutimet për çështjen e zgjedhjeve lokale, Reforma Territoriale dhe çështja e Shërbimit Informativ të Shtetit (SHISH).
Në fjalën e tij Berisha theksoi se nisma e re për “Reformën Territoriale” e propozuar nga Partia Socialiste për redudktimin e 15 bashkive nga 61 në total në 46 ka për qëllimi shpopullimin e vendit, ku sipas tij të njëjtën gjë ka bërë Vaso Çubriloviç me shqiptarët e Kosovës.
Sipas Berishës, me skandalet e fundit, Rama është i plagosur rëndë dhe i pashpresë.
“Dy ishin shkaqet për të cilat u angazhuam. Së pari ka pasur shumë kërkesa nga qytetarët që ne të mos braktisim këtë reformë dhe tu lëmë socialisteve duart e lira. Së dyti, reforma territoriale është një nga kërkesat e KE në raportin që kaloi. Nuk kishte diskutim, se Edi Rama, me ato mandatet e grabitura, të krimit, ai do t’i shfrytëzojë për një përqendrim të mëtejshëm të pushteti vendor në duart e tij. Ndërprenë papritmas jashtë të gjitha procedurave sepse po vazhdonin konsultimet dhe nuk kishin përfunduar. Ai u tërhoq, paraqiti draftin me 46 bashki, duke hequr edhe 15 të tjera, që të gjitha për qëllime të tij elektorale.
Ne paraqitëm një draft prej 100 bashkish, duke lënë të hapur dhe mundësinë e krijimit të njësive të tjera, në varësi nga plotësimi i kritereve për ekzistencën e tyre. Por, kjo sigurisht, Edi Rama vazhdoi me projektin e tij, në kundërshtim me Kushtetutën dhe kartën e Kongresit të Autoritetit rajonal e lokal të KiE. Nuk ka asnjë shans që të përfillë referendumin dhe rekomandimet. I plagosur rëndë dhe i pashpresë, ky tani merr çdo lloj vendimi që i intereson për lëkurën e tij”,- u shpreh Berisha ndër të tjera.













