Këtë të shtunë, këngëtari nga Fieri Erind Xhaferaj, u paraqit në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, ku pritet të njihet me masën e sigurisë pas arrestimit të kryer dy ditë më parë.
Arrestimi i tij u bë nga Policia e Fierit, pas dyshimeve se kishte kryer veprime të turpshme pranë ambienteve të shkollës artistike “Jakov Xoxa”. Sipas të dhënave, denoncimi është bërë nga nxënëse të institucionit, të cilat kanë kontaktuar me policinë.
Të lidhura
None found
Pas sinjalizimit, punonjësit e policisë verifikuan informacionin dhe ndërhynë për ndalimin e këngëtarit. Më pas, ai u shoqërua në komisariat, ku iu kryen procedurat përkatëse dhe u mor në pyetje.
Për Xhaferajn dyshohet se ka konsumuar veprën penale “Vepra të turpshme”, ndërsa autoritetet po vijojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.
Seanca e kësaj të shtune zhvillohet përpara gjyqtarit Noel Veizi dhe prokurorit Skerdi Sinanaj, të cilët do të shqyrtojnë kërkesën për caktimin e masës së sigurisë.
Gjykata do të vlerësojë masën që do të vendoset ndaj këngëtarit, ndërkohë që procedimi penal vijon. Erind Xhaferaj konsiderohet i pafajshëm deri në marrjen e një vendimi gjyqësor të formës së prerë.
