Transferta e Helsinkit është një ndeshje shumë e rëndësishme për Shqipërinë, por është jetike edhe për Finlandën, mbi të gjitha pas blofit të fundit ku lanë dy pikë përballë Bjellorusisë.
Në “Helsinki Olympic Stadium” pritet një atmosferë fantastike pasi janë shitur mbi 23 mijë bileta. Kjo do të jetë ndeshja më e ndjekur për vitin 2026 në Finlandë.
I gjithë stadiumi mban 36 mijë tifozë. Në vitin 2025 ishte sfida me Holandën që pati më tepër bileta të shitura, pikërisht 29,500 të tilla. Ndërkohë ndaj Anglisë në vitin 2024, numri i tifozëve në stadium shkoi 32 mijë. Shqipëria bëhet kështu përfaqësuesja e vetme që në Finlandë sfidon emrat “big”, për të afruar sa më tepër tifozë.
Në “Helsinki Olympic Stadium” pritet të ketë një shifër shumë të lartë me tifozë kuqezi, të cilët kanë arritur të sigurojnë një biletë edhe përtej sektorit të tyre.
Lini një Përgjigje