Në rezervuarin e Kasharajt në Lushnje po vijojnë punimet për pastrimin nga peshqit e ngordhur dhe riparimin e shkarkuesit kryesor të bllokuar.
Pasi është zëvendësuar pjesa e dëmtuar me një të re, mëngjesin e së shtunës ka mbërritur edhe një makineri e Albpetrol për të zhbllokuar tubacionin e mbushur me baltë.
Pas zëvendësimit të pjesës së dëmtuar të shkarkuesit do të nisë puna për hapjen e tubacionit me këtë makineri, një proces që sipas specialistëve zgjat disa ditë.
Njëkohësisht vazhdon pastrimi i shtratit të rezervuarit nga balta dhe peshqit e ngordhur me mjetet e rënda të ushtrisë, të cilët prej disa ditësh po punojnë për normalizimin e situatës.
Aktualisht është kryer pastrimi i afro gjysmës së sasisë së peshqve nga rezervuari, pavarësisht shtimit të nivelit të ujit nga burimet nëntokësore.
Dy ditë më parë në Kasharaj nisi dhe dezinfektimi nga ajri pas ngordhjes së mijëra peshqve, si pasojë e zbrazjes së ujëmbledhësit për shkak të punimeve në digë dhe në veprën e shkarkimit.
Lini një Përgjigje