"Ripërtëritja e PD ka vetëm një qëllim..."/ Berisha: Vetëm një forcë vitale që afron rreth vetes vlerat më të mira mund të jetë parti e shpresës dhe fitores
"Ripërtëritja e PD ka vetëm një qëllim, ripërtëritjen e Shqipërisë në të gjitha aspektet"...
"Ripërtëritja e PD ka vetëm një qëllim, ripërtëritjen e Shqipërisë në të gjitha aspektet"...
"Nuk është betejë vetëm kundër klasës politike"/ Aktivistja Vatnikaj: Të marrim dinjitetin që na kan&eu...
EMRI/ Kërcënoi me tritol pikën e karburantit, identifikohet autori 2 Tetor, 19:01 "50 milionë lekë o...
Audiopërgjimet e publikuara nga Arben Ahmetaj/ SPAK dhe BKH kontroll në banesën e biznesmenit Ron Yeffet në periferi të...
Gjatë fjalës së saj, Vokshi kritikoi ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale, duke i lidhur ato me hetimet ndaj zyrtarëve të lartë të qeverisë.
STRASBURG- Kryetarja e Lidhjes Demokratike të Gruas, Albana Vokshi, ka ngritur shqetësimin për gjendjen e demokracisë dhe shtetit të së drejtës në Shqipëri në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës. Gjatë fjalës së saj, Vokshi kritikoi ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale, duke i lidhur ato me hetimet ndaj zyrtarëve të lartë të qeverisë.
Vokshi tha se drafti rrezikon pavarësinë e drejtësisë, lirinë e medias dhe llogaridhënien e zyrtarëve, ndërsa kërkoi nga Asambleja që të kërkojë opinion të Komisionit të Venecias përpara miratimit të ndryshimeve. Ajo bëri thirrje për mbrojtjen e drejtësisë së pavarur, gazetarëve, qytetarëve dhe shtetit të së drejtës.
Fjala e Plotë:
I nderuar Kryesues, Pikërisht në momentin kur hetimet arrijnë në rrethin e ngushtë të Kryeministrit — me çështje që përfshijnë ish-Zëvendëskryeministren Balluku, AKSHI-n, ish-kreun e shërbimit të inteligjencës Hyseni dhe zyrtarë të tjerë të lartë — Kryeministri paraqet ndryshime shqetësuese në Kodin e Procedurës Penale: fillimisht, propozoi amendime ne nenin 242, për të krijuar “superimunitetin” për veten e tij dhe zyrtarë të tjerë të lartë prane tij, dhe tani duke propozuar ndryshime në 106 nene të Kodit të Procedurësuke dokumentuar keqpërdorim masiv të burimeve publike, presion përmes rrjeteve të patronazhit, intimidim, blerje votash, shkrirjen e kufirit mes shtetit dhe partisë, si dhe përfshirjen e krimit ne zgjedhje. V-Dem e konsideron Shqipëri nje autokraci elektorale.
- Korrupsioni: mbetet një shqetësim themelor, i shtrirë në te gjithe sektoret dhe nivelet e qeverisjes.
- Gazetarët përballen me presion.
- Mungojnë mekanizmat e kontrollit dhe balancimit të pushteteve.
Të nderuar kolegë, Fjala “skandal” po e humbet kuptimin në Shqipëri. Një skandal pason tjetrin. Kur institucionet që duhet të mbrojnë qytetarët se u shërbejnë interesave kriminale, shteti është i kapur. Pikërisht në momentin kur hetimet arrijnë në rrethin e ngushtë të Kryeministrit — me çështje që përfshijnë ish-Zëvendëskryeministren Balluku, AKSHI-n, ish-kreun e shërbimit të inteligjencës Hyseni dhe zyrtarë të tjerë të lartë — Kryeministri paraqet ndryshime shqetësuese në Kodin e Procedurës Penale: fillimisht, propozoi amendime ne nenin 242, për të krijuar “superimunitetin” për veten e tij dhe zyrtarë të tjerë të lartë prane tij, dhe tani duke propozuar ndryshime në 106 nene të Kodit të Procedurës Penale.
Ky draft, rrezikon të cenojë themelet e reformës në drejtësi, duke mbrojtur zyrtarët e lartë nga drejtësia. Ai krijojn një mekanizëm politik për të mbrojtur vetë Kryeministrin dhe zyrtarët e lartë nga hetimet aktuale por dhe ato të ardhshme. Drafti aktual përjashton nga masat e arrestit veprat penale që parashikojnë një dënim maksimal deri në pesë vjet. pra, nëse vjedh, nese abuzon me prokurimet publike, nese shpërdoron detyrën apo postin, ose përfshihesh në shkelje apo krime zgjedhore, nuk kryen asnjë ditë burg. Drafti krijon filtra të rinj proceduralë për hetimet dhe mbledhjen e provave, si dhe ashpërson rregullat për sekretin hetimor. Atë që presioni politik nuk arriti t’ia imponojë drejtësisë, tani po tentohet të arrihet përmes ndryshimit te legjislacionit.
Drafti krijon de facto pandëshkueshmëri për krimet dhe shkeljet zgjedhore. Ai kërcënon gjithashtu lirinë e medias, duke kufizuar mundësinë e gazetarëve për të raportuar mbi hetimet. Institucionet e drejtësisë duhet të kenë pavarësinë dhe kompetencat e nevojshme për të hetuar korrupsionin dhe krimin e organizuar, kudo që të çojnë provat. Asnjë Kryeministër dhe asnjë qeveri nuk duhet të rishkruajë rregullat për të mbrojtur veten nga hetimi dhe llogaridhënia. Mesazhi i kësaj Asambleje duhet të jetë i vetëm dhe i qartë: mbroni drejtësinë e pavarur, mbroni gazetarët, mbroni qytetarët, mbroni demokracinë dhe shtetin e së drejtës dhe kërkoni llogaridhënie. I bëj thirrje kësaj Asambleje të kërkojë opinion te ketij drafti nga Komisioni i Venecias përpara miratimit të tij, një proces transparent konsultimi dhe monitorim të afërt të ndikimit të këtyre ndryshimeve mbi pavarësinë e gjyqësorit. Sepse pas këtyre dështimeve institucionale janë familje që po humbasin shpresën dhe të rinj që po largohen nga vendi i tyre./Dosja.al
Nard Ndoka TIRANË- Kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, ka kritikuar Sali Berishën për mënyrën se si opozita ka ndjekur ...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i opozitës, Sali Berisha, i është përgjigjur propozimeve dhe diskutimeve të aleatëve politik&e...
Takimi TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PL-së, Tedi Blushi, i ka bërë thirrje Partisë Demokratike për organizimin e ...
Sali Berisha Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar një takim me aleatët e Federatës së Opozitës së Bash...
Ilir Meta TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar për përplasjen mes GJKKO-së së Shkallës s&eu...
Ariana Musliu-Shoshi TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi ka kërkuar sot mbajtjen e një s...
Gazment Bardhi TIRANË- Kuvendi i Shqipërisë i ka kthyer përgjigje kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike...
pamjet nga takimi TIRANË- Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadori Michel Tarran, ka zhvilluar sot takim me p...
Edi Rama BRUKSEL- Shqipëria është gati të mbyllë një tjetër kapitull drejt anëtarësimit të plotë n&e...
pamjet TIRANË- Ambasada amerikane në Tiranë zhvilloi një pritje zyrtare me përfaqësues të politikës dhe medias p&eu...