Tryeza e thirrur nga kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, me aleatët opozitarë për reformën territoriale u shoqërua me debate dhe kritika për mënyrën se si është zhvilluar deri tani procesi. Kreu i demokristianëve, Nard Ndoka, i kërkoi Berishës një përfshirje më të madhe të partive aleate, duke pretenduar se ato janë mbajtur jashtë konsultimeve për hartën e re territoriale.
Ndoka kritikoi veçanërisht vendimin e opozitës për t’u përfshirë që në fazat e para në komisionet parlamentare, ndërsa tha se aleatët nuk kishin marrë informacion për procesin dhe nuk ishin bërë pjesë e dëgjesave të zhvilluara me mazhorancën.
“Është një gabim themelor që ne morëm pjesë në dy komisionet e rëndësishme që në hapat e parë. Ato dëgjesat dukeshin si muaj mjalti mes opozitës dhe mazhorancës. Nuk patëm informacion si parti aleate, as morëm pjesë në dëgjesa, nuk dinim fare”, deklaroi Ndoka.
Kreu i demokristianëve pati kritika edhe për propozimin e PD-së për hartën e re territoriale. Demokratët kanë hedhur në diskutim një variant me 100 bashki, por Ndoka e cilësoi këtë numër të pamjaftueshëm dhe kërkoi një numër më të madh njësish vendore.
“Edhe propozimi i PD-së për 100 bashki nuk është eficient, është një numër shumë i vogël. Italia ka rreth 8 mijë komuna, ku qeverisin edhe me 3 mijë banorë. Është më efikase kur ke njësi që zgjidhen direkt nga komuniteti”, tha ai.
Ndoka i kërkoi Berishës që konsultimi me aleatët të nisë më herët dhe të jetë më gjithëpërfshirës. “Mirë do ishte që këto tryeza të ishin bërë më parë. Duhet bashkëpunim institucional që edhe të na informoni, ne kemi qenë në terr informativ”, i tha ai Berishës.
Foli edhe idioti noterik Ndoka që kërkon bashki me 2-3 mijë banorë. Po çfarë eficense ekonomike mund të ketë një bashki e tillë? Se investime jo e jo. A duhet një bashki që të japë një copë letër që tani e merr online? Me ish komunat që ishin zhytur në borxhe që rritein vit pas viti sidomos ndaj OSHEE dhe ujësjellësave, ish komuna që nuk paguanin furnitorët që kishin kontratuar, i bie të rikthemi po në atë kohë të dështuar ku kishim jo kryetar komunash, por bajraktarë që vetëm dridhnin zinxhirin se nuk bënin asgjë: nuk kemi fonde, kur të na vijnë nga qeveria, do e bëjmë investmin. Ja, ky ishte justifikimi për 25 vite.
Kjo eshte SHQIPËRIA jone o nardo. Ti minister shendetsie! Ti kryetar I partise se katolikeve?ku fishta krijon tsunami ne varr te vet per ty. Dhe gjeti Rama nje varkar si berisha, dhe nje lopate si ty. Dhe si nje person artist me psikopatine e tij, drejton anijen shqiperi, ne liqenin artificial. Eshte pertej dhimbjes, shqiperia ne dorzim tendin, berishes e rames sot.te shohesh Turpin. Keta ishit, keta do vdisni. Por dhe ne bashke me ju.
Kur bie shi ,duhet te dalim me cader se lagemi NARD NDOKA
O Nard Cari me cfare do i paguash ate administrate mijra punonjesish ? na krahason me Italine thua 8 mije , qe je Carē dihet por jo ne kete fare feje , me ekonomin tonē edhe 30 bashki jane shume , si dhe 140 deputete qe paguhen me mijra Lekē jane po shume , do jete mire qe ne zgjedhjet e ardhshme te behen 50 deputete , e parate qe paguhen shume idiota e idiote tu shkojne pensionisteve .