web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Surprizon Maran, dërgon 3 lojtarë në tribunë

3 Tetor 2026, 12:45, Sport CNA

Surprizon Maran, dërgon 3 lojtarë në tribunë

Trajneri Rolando Marann ka surprizuar me vendimin te Shqipëria, për duelin ndaj Finlandës.

Për këtë transfertë, në tribunë do të mbeten futbollistët Samuele Sina, Klevi Qefalija dhe Sabah Kerjota.

Në portë do të rikthehet Berisha, ndërsa qendra e mbrojtjes do t'i besojë dyshes së konsoliduar Ismajli-Gjimshiti. Krahu i djathtë i prapavijës do t'i takojë Hysajt, kurse në të majtë ka një balotazh të hapur mes Mitajt dhe Pilos.

Në mesfushë janë testuar Asllani me Shehun, me Ernest Muçin të pozicionuar përpara tyre në rolin e organizatorit.

Reparti i sulmit pritet të përbëhet nga Hoxha e Uzuni nga krahët, ndërsa Rey Manaj do të udhëheqë majën e ofensivës.





Lajmet e fundit nga