Kontrolle me dron dhe makina inteligjente, 5422 shoferë të gjobitur

Policia Rrugore e Durrësit ka intensifikuar kontrollet në të gjithë qarkun, duke përdorur dronë, radarë dhe makina inteligjente për evidentimin e shkeljeve të Kodit Rrugor dhe parandalimin e aksidenteve.

Gjatë monitorimeve të zhvilluara përgjatë një jave në akset urbane, interurbane dhe rurale, janë arrestuar 20 drejtues mjetesh. Ata akuzohen për veprat penale “Drejtimi i mjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Në të njëjtën periudhë, efektivët e Policisë Rrugore kanë vendosur gjithsej 5422 masa administrative për shkelje të ndryshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pjesa më e madhe e gjobave lidhet me tejkalimin e kufijve të lejuar të shpejtësisë, me 3513 masa të vendosura. Ndërkohë, 1458 drejtues janë ndëshkuar për ndalim ose qëndrim të gabuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nga kontrollet janë evidentuar gjithashtu 83 raste parakalimesh të gabuara, 82 drejtues që përdornin telefonin celular gjatë drejtimit të automjetit dhe 88 raste të drejtimit të mjetit nën efektin e alkoolit.

Policia ka vendosur edhe 198 masa administrative për drejtues apo pasagjerë që nuk kishin vendosur rripin e sigurimit.

Policia Rrugore bën me dije se kontrollet do të vijojnë në të gjitha akset e qarkut të Durrësit, me përdorimin e pajisjeve bashkëkohore të monitorimit. Synimi është evidentimi në kohë i shkeljeve, menaxhimi më i mirë i trafikut dhe rritja e sigurisë për të gjithë përdoruesit e rrugës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?