LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

PD mbledh aleatët për Reformën Territoriale/ Berisha: Dalja e opozitës jashtë institucioneve i intereson vetëm Ramës. Blushi: Protestë para Kuvendit në datë 8 tetor

• Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka mbledhur aleatët opozitarë për të diskutuar strategjinë kundër draftit të mazhorancës për Reformën Territoriale, ndërsa opozita ka paralajmëruar kundërshtimin e projektit që parashikon uljen e numrit të bashkive në 46. • Berisha tha se kishte vendosur të konsultohej me aleatët për qëndrimin që do të mbajë opozita, duke e cilësuar reformën një çështje që kërkon një aksion të përbashkët. • Ai ka kundërshtuar draftin e qeverisë dhe ka bërë të ditur se PD-ja ka propozuar një alternativë me 100 bashki, duke lënë të hapur edhe krijimin e njësive të tjera vendore. • Gjatë takimit, kreu i Grupit Parlamentar të PL-së, Tedi Blushi, kërkoi organizimin e një proteste kombëtare më 8 tetor, në ditën kur pritet që reforma të votohet në Kuvend. •  Sipas tij, protesta nuk duhet të kufizohet vetëm te banorët e bashkive që parashikohet të shkrihen, por të përfshijë qytetarë nga i gjithë vendi. • Ndërkohë, kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, kritikoi mënyrën se si opozita e ka ndjekur procesin deri tani. • Ai tha se aleatët nuk janë përfshirë sa duhet në konsultime dhe e cilësoi gabim pjesëmarrjen e opozitës në komisionet e ngritura për reformën që në fazat e para. • Ndoka kundërshtoi gjithashtu propozimin e PD-së për 100 bashki, duke argumentuar se numri duhet të jetë më i madh dhe se Shqipëria mund të funksionojë me mbi 200 njësi vendore. • Në të njëjtën tryezë, Berisha tha se dalja e opozitës jashtë institucioneve do t’i shërbente mazhorancës dhe se kundërshtimi i reformës duhet të zhvillohet edhe përmes rrugëve institucionale dhe ligjore. • PD-ja ka kundërshtuar draftin e PS-së që parashikon 46 bashki, ndërsa mazhoranca ka deklaruar se projektligji pritet të miratohet në Kuvend më 8 tetor. • Në Komisionin e Ligjeve, demokratët kanë kërkuar që të administrohen të gjitha qëndrimet e ardhura nga pushteti vendor dhe që të shqyrtohet edhe nisma alternative e opozitës. • Përplasja vjen në një kohë kur opozita po diskuton mënyrën e kundërshtimit të reformës, ndërsa Berisha ka paralajmëruar më herët edhe mbledhjen e firmave të qytetarëve për një referendum lidhur me njësitë vendore.

4 artikuj për këtë temë.

36 MINUTA ME PARE

Reforma Territoriale/ Ndoka: Propozimi për 100 bashki nuk është efiçent, mund të kemi mbi 200

PD mbledh aleatët për Reformën Territoriale/ Berisha: Dalja e
Nard Ndoka

TIRANË- Kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, ka kritikuar Sali Berishën për mënyrën se si opozita ka ndjekur procesin e Reformës Territoriale. Gjatë tryezës me aleatët opozitarë, Ndoka tha se pjesëmarrja e opozitës në komisionet e ngritura për reformën që në hapat e parë ishte një gabim, ndërsa u shpreh se partitë aleate nuk ishin informuar dhe nuk kishin marrë pjesë në dëgjesa.

Ai kritikoi gjithashtu propozimin e PD-së për 100 bashki, duke argumentuar se numri duhet të jetë më i madh dhe se Shqipëria mund të funksionojë me mbi 200 njësi vendore. Ndoka paralajmëroi se ndryshimi i hartës territoriale mund të ndikojë edhe në zgjedhjet lokale, duke pretenduar se zvogëlimi i numrit të bashkive do ta vendoste opozitën në disavantazh.

"Është një gabim themelor që ne morëm pjesë në dy komisionet e rëndësishme që në hapat e parë. Ato dëgjesat dukeshin si muaj mjalti mes opozitës dhe mazhorancës. Nuk patëm informacion si parti aleate, as morëm pjesë në dëgjesa, nuk dinim fare. Ne duhet të ishim prezentë me përfaqësuesit tanë, opozita duhet të ishte aty. Edhe propozimi i PD-së për 100 bashki nuk është eficient, është një numër shumë i vogël. Italia ka rreth 8 mijë komuna, ku qeverisin edhe me 3 mijë banorë. Është më efikase kur ke njësi që zgjidhen direkt nga komuniteti.

Këtu ka një tendencë, doktor, që të ketë një goditje të pluralizmit, edhe përmes Kodit Zgjedhor, por edhe përmes kësaj reforme territoriale. Edhe numri 100 duhet të ishte shumë më i madh. I kemi mundësitë të kemi mbi 200 bashki në vend. Ne përballemi me emra në zgjedhjet lokale dhe e djathta ka pasur emra më përfaqësues se e majta.

E kemi parë këtë film, e dimë përfundimin. Do të përballemi në fushatë elektorale. Ne kemi përballë një person që ka grup kriminal, është mjeshtër për blerjen e votës. Zvogëlimi i këtyre bashkive na vendos në disavantazh, ndaj vendimmarrja jonë duhet të jetë shumë e rëndësishme. Mirë do ishte që këto tryeza të ishin bërë më para. Duhet bashkëpunim institucional që edhe të na informoni, ne kemi qenë në terr informativ," tha Ndoka./Dosja.al

42 MINUTA ME PARE

"Dalja e opozitës jashtë institucioneve i intereson vetëm Ramës"/ Berisha: Rruga e vetme është protesta për largimin e tij

PD mbledh aleatët për Reformën Territoriale/ Berisha: Dalja e
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i opozitës, Sali Berisha, i është përgjigjur propozimeve dhe diskutimeve të aleatëve politikë gjatë takimit në selinë blu, duke u ndalur te qëndrimi që duhet të mbajë opozita ndaj institucioneve. Berisha argumentoi se braktisja e Kuvendit dhe institucioneve do t’i shërbente mazhorancës dhe kryeministrit Edi Rama.

Sipas Berishës, beteja opozitare duhet të vijojë brenda institucioneve, ndërsa paralelisht protestat duhet të përdoren si mjeti kryesor për të kërkuar largimin e Ramës. Ai tha se opozita ka denoncuar në Parlament dhe në SPAK shkeljet që i atribuon qeverisë, por shtoi se largimi i kryeministrit nuk mund të pritet nga drejtësia.

"Faleminderit për diskutimin, sugjerimin, vërejtjet. Një moment është këtu themelor, kjo është një opozitë në diktaturë. Dhe një opozitë në diktaturë ka dy opsione. Kjo është diktaturë e bazuar në drogën, fuqinë e jashtëzakonshme të saj. Vetëm Salvator Aliu, që bashkëpunon me Edi dhe Olsi Ramën, ka në dorë të paktën 7 miliardë euro, minimumi, dhe që ka marrë përsipër të ndërtojë Zigzagun në emër të tyre. Në këto kushte opozita koa dy zgjidhje, ose të dalë jashtë institucioneve, ose të vazhdojë betejën brenda institucioneve. Asnjë kusht për të qenë në institucione nuk ka. Asnjë e drejtë e saj nuk respektohet. Por, braktisja e institucioneve është interesi më i mirë i diktaturës.

Se si e bllokon kur merr 83 mandate, unë nuk e di. E ka zgjidhur ai problemin, me 83 mandate ai i përdor ato për të gjitha gjërat që i duhen, ligje të kësaj natyre. Në zgjedhje bllokohet, po nuk more pjesë në zgjedhje, ai zgjedhjet i zhvilloi siç i zhvilloi. Madje duhet të dish një gjë, kur u dogjën mandatet, zotëria e ekzekutoi vendimin për 24 orë, kur hapësira ligjore ishte 3 javë. Dhe në fakt, duhet ta dimë, në qoftë se PD nuk mori ndëshkimin për precedentin që krijoi nuk e mori sepse e panë që ky e donte atë punë, dhe e bënë share përgjegjësinë. Se PD mandatet nuk kishte asnjë lloj tagri t’i digjte. Kështu kemi të bëjmë me një njeri që e do me çdo kusht opozitën jashtë institucioneve. Kur të doni marrim vendimet dhe i diskutojmë, por dalja e opozitës jashtë institucioneve i shërben vetëm atij.

Se të paktën janë përdorur, për asgjë tjetër, sot ata që numërojnë me shumë të drejtë me dhjetëra e qindra akte kriminale të kësaj qeverie, të gjitha janë të denoncuar në parlament dhe SKAP nga kjo opozitë. Kjo ka ndodhur. Por vetëm kaq, se ky i ka nën kontroll të gjitha, siç e shihni vetë. Ky reformën territoriale e ndërpreu vetë, e pa se konsultimet janë kundër tij, tha ik se nuk më duhen konsultimet mua. Kjo është e vërteta. Ky fakt është fakt nga i cili përcaktohen qëndrimet. Këtu kemi të bëjmë me një regjim, i cili nuk njeh as ligj, as Kushtetutë. Ja tani do mblidhemi si grup parlamentar ne, çfarë do bëjmë ne? Ai nuk pranon mocionet, që janë një e drejtë e sanksionuar në Kushtetutë.

As për KAYO-n, as për SHISH-in. Del bandë ajo dhe opozita nuk ka të drejtë të thërrasë mocion debati. Këto janë. Gjithnjë është kjo. Se janë të thjeshta. Duhet të qëndrojmë jashtë institucioneve apo të dalim. Vetëm një gjë, ua them me përgjegjësi të plotë, dalja është interesi i tij absolut. Atë do. Kjo është, ky është realiteti shqiptar. Ndaj dhe këtu rruga e vetme është protesta për largimin e tij. Zgjidhje tjetër, ne këtu do jemi... por të presësh se atë do ta largojë SKAP-i, nuk e largon kurrë, nuk i afrohet dot kurrë. Të gjitha këto që i bën tani ai, i bën vetëm për veten e tij. Edhe ligjet që i paraqiti për të ndryshuar, vetëm për veten e tij. Ky është realiteti," tha Berisha./Dosja.al

54 MINUTA ME PARE

Reforma territoriale/ Blushi kërkon protestë kombëtare më 8 Tetor: Duhet të prijmë protestat

PD mbledh aleatët për Reformën Territoriale/ Berisha: Dalja e
Takimi

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PL-së, Tedi Blushi, i ka bërë thirrje Partisë Demokratike për organizimin e një proteste kombëtare në ditën kur në Kuvend pritet të votohet drafti i mazhorancës për Reformën Territoriale. Gjatë një tryeze me aleatët opozitarë, Blushi tha se protesta nuk duhet të kufizohet vetëm te banorët e 15 bashkive që parashikohet të shkrihen, por të shtrihet në të gjithë vendin.

Sipas tij, opozita duhet t’u prijë qytetarëve dhe ta shfrytëzojë seancën plenare të javës së ardhshme për të protestuar para Kuvendit.

"Në kushtet kur Rama po vepron me parimin e faktit të kryer dhe kur jemi pak ditë para seancës së thirrur në mënyrë të njëanshme, mendoj se nuk kemi shumë kohë për të ndjekur rrugët procedurale, pra ankimimin në gjykata. Opozita nuk duhet t’ua delegojë betejën vetëm tek qytetarët. Opozita duhet t’u prijë protestave dhe seanca e thirrur të enjten është një mundësi që të gjithë shqiptarët, jo vetëm banorët e 15 bashkive, të mblidhen atë ditë para Kuvendit të Shqipërisë, për t’i treguar këtij kryeministri se zot në Republikën e Shqipërisë janë vetëm shqiptarët. Duhet të dalim me një thirrje drejtuar shqiptarëve për të marrë në dorë fatet e familjeve të tyre. Harta e propozuar nga Rama është hartë antikombëtare”, tha Blushi./Dosja.al

1 ORE ME PARE

Reforma territoriale/ Berisha: Vendosa të këshillohem me aleatët për këtë çështje të rëndësishme

PD mbledh aleatët për Reformën Territoriale/ Berisha: Dalja e
Sali Berisha

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar një takim me aleatët e Federatës së Opozitës së Bashkuar, ku në fokus ka qenë reforma e re administrativo-territoriale. Berisha tha se opozita ka vendosur të qëndrojë e përfshirë në proces, pavarësisht bindjes së saj se mazhoranca nuk do të ndërmarrë, një reformë të vërtetë territoriale.

PD ka paraqitur një alternativë me 100 bashki, duke lënë të hapur mundësinë për krijimin e njësive të tjera në varësi të përmbushjes së kritereve.  Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se po e përdor reformën për interesa politike dhe për përqendrimin e mëtejshëm të pushtetit vendor.

"Ky takim lidhet me reformën territoriale. Ne u angazhuam në proces jo se nuk ishim të sigurt që Edi Rama nuk do angazhohej në një reformë të vërtetë, por ua themi këtu, dy qenë shkaqet për të cilat ne u angazhuam. Së pari, ka pasur shumë kërkesa nga qytetarët që ne të mos braktisim këtë reformë dhe t’u lëmë socialistëve duar të lira. Së dyti, reforma territoriale është një nga dy kërkesat e Komisionit Evropian në raportin e tetorit që kaloi, se tani po vjen raporti i ri. Nuk kishte diskutim që Edi Rama gjithçka do ndjekë dhe ato mandate të grabitura, ato 83 mandate krimi, ai do t’i shfrytëzojë për një përqendrim të mëtejshëm të pushtetit vendor në duart e tij.

Ndërprenë papritmas, siç e dini, jashtë të gjitha procedurave, sepse po vazhdonin konsultimet, dhe nuk kishin përfunduar konsultimet, megjithatë ai u tërhoq, paraqiti draftin me 46 bashki duke hequr edhe 15 të tjera, që të gjitha për qëllimet e tij elektorale. Ne paraqitëm një draft prej 100 bashkish, duke lënë të hapur dhe mundësinë e krijimit të njësive të tjera na varësi nga plotësimi i kritereve për ekzistencën e tyre. Sigurisht Edi Rama vazhdoi me projektin e tij. Është në kundërshtim me Kushtetutën dhe kartën e Kongresit të Autoriteteve Rajonale dhe Lokale të Këshillit të Evropës, të cilat kërkojnë që këto ndryshime të bëhen me konsultë dhe referendum.

Por siç e dini nuk ka asnjë shans që ky të përfillë referendumin apo rekomandimet. I plagosur rëndë dhe i pashpresë, ky tani merr çdo lloj vendimi që i intereson për lëkurën e tij. Ne, për hir të opinionit, për të sqaruar opinionin mirë në këtë pikë, kemi paraqitur ligjin tonë në parlament me 100 bashki, ligj i cili pa mëdyshje refuzohet nga socialistët. Janë një numër bashkish që janë ngritur në protesta, në disa prej tyre as këshilltarët e tij nuk kanë pranuar të votojnë për shuarjen e bashkive. Është një situatë pra në të cilën mendova të këshillohem edhe me ju për këtë çështje të rëndësishme," tha Berisha./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll

Kreu veprime të turpshme para shkollës artistike, këngëtari Erind Xhaferaj del para gjykatës

Kreu veprime të turpshme para shkollës artistike, këngëtari Erind Xhaferaj del para gjykatës

Zjarr masiv në Fushë-Krujë, flakët përhapen drejt banesave

Pas fjalimeve, protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës: Ju erdhi fundi

Situata problematike nga zjarri në Peqin, era e fortë përhap flakët

Berisha: Kërkojmë që shqiptarët të na votojmë për ato që do bëjmë

Berisha: Çmimet në dyqan në Strasburg ishin baras ose dy herë më të ulëta se këtu

Pas grumbullimit në sheshin Skënderbej, nis marshimi drejt Kryeministrisë: Dorëheqje!

Berisha: 8 mijë kilometra nga Tirana dhe shqiptarët e gjuajnë me vezë e domate

"50 milionë lekë ose biznesi hidhet në erë"/ Kërcënim me eksploziv në Peshkopi

Makina humbet kontrollin dhe del nga rruga në bypass-in e Fierit, lëndohet drejtuesi

Xhelal Mziu i hap dosjet në “fytyrë” Ulsi Manjajt: Shihni ç’bëhet këto janë budallallëqe…

Qindra qytetarë protestojnë para Ministrisë së Drejtësisë në Kosovë, kërkojnë miratimin e ligjit...

Zegjine Çaushi shkrin së qeshuri Komsionin e Ligjeve: Shkove bërë plazh e fjete gjumë...

Përplasje te Ligjet për reformën territoriale/ Korreshi: Ju e kishit ligjin si furrë...

Përplasje te Kuvendi, Erion Braçe konfrontohet me banorët e Memaliajt, ndërhyn...

Rama thirrje investitorëve e huaj: Mos e humbisni mundësinë për të investuar në Shqipëri

Rama: Turistët janë bërë ambasadorët më të mirë për vendin tonë

Qytetarët e Memaliajt kundër bashkimit me Tepelenën, dalin në protestë para Kryesisë së Kuvendit

Dy vatra zjarri ende aktive në Elbasan dhe Peqin

Vijon zjarri në Manati të Lezhës, sot pritet ndërhyrja nga ajri për shuarjen e flakëve

Zjarri masiv në Galush të Peqinit/ Rrezikohen shtëpitë dhe bagëtitë, kërkohet ndërhyrje urgjente

Përplasje mes protestuesve dhe policisë! Efektivët tentojnë të bllokojnë marshimin e qytetarëve

Rozana Radi flet publikisht për videot intime të figurave publike: Kam familjen dhe partnerin tim

Nis marshimi i protestuesve drejt Kryeministrisë: Nuk shitet Shqipëria, shitet qeveria

Aurela Gaçe mbi videot intime të personazheve publikë: Nuk jam pjesë e asnjë videoje

Aksident tragjik në aksin Fushë-Krujë–Tiranë/ Humb jetën 22-vjeçari me origjinë egjiptiane

Bylykbashi: Blindojnë dhe mbushin apartamente me para, përdorin kondicionerë që të mos myken

Rama inspekton spitalin e ri të Kardiokirurgjisë: Nuk duhet të kemi kufizim në buxhetin e QSUT

Protestuesja përplaset me Kryemadhin: Nuk kam firmosur asnjëherë bordero shteti

Dyshohet se i vuri flakën tokave në fshatin Vasjar, kapet në flagrancë pranë vatrës së zjarrit...

Ursula von der Leyen mbërrin në Kosovë, protestuesit bllokojnë rrugën e eskortës së saj

Shtyrja e seancës gjyqësore, Kryemadhi: Bojkoti i avokatëve po përdoret për të frenuar arrestime...

I shpallur në kërkim nga Gjykata e Bolonjës, arrestohet në Kavajë 47-vjeçari shqiptar

Katastrofa ekologjike në Lushnjë/ Tonelata peshq të ngordhur ende mbi ujë, shpendët dynden në liqen

Rama prezanton 5 projektet për “Tirana Fountain Tower”: Absurde kur na thonë se nxjerrim njerëz...

Rama mbron projektet me arkitektë të huaj: Shqipëria ende s’i ka kapacitetet për të ndërtuar kulla

Kryeministri Edi Rama pritet me protestë gjatë inaugurimit pranë kardiokirurgjisë...

Dyshohet se i dërgonte mesazhe nxënëses 13-vjeçare/ Prokuroria kërkon arrest me burg për mësuesin

Monika Kryemadhi para SPAK: Të ndihesh më i dhunuar nga video të tilla sesa nga taksat e larta...

Rama: Do të ishte komunizëm! Askush nuk merret në mbrojtje kur vjen puna për tu përballur me pasojat

Presidentja e Komisionit Europian: Lufta kundër korrupsionit është thelbi

Rama sulmon mediat: Materialet sensitive t'i lihen gjykatës dhe jo leximeve sporadike

"Nuk na duhet të bëjmë të fortin"/ Rama për procesin e integrimit: Duhet të ndihemi të privilegjuar

Von der Leyen: Me mbështetjen tonë u rindërtuan dhe rikonstruktuan 63 shkolla

Von der Leyen në konferencë me Ramën: Do të përcaktohen edhe udhërrëfyesit për Shqipërinë

Shqipëria e "zhytur" në skandale, Rama: Sistemi po e lufton korrupsionin

"Duhet dialog me shoqërinë..."/ Von der Leyen- Ramës: Reformat të zbatohen, jo vetëm të miratohen

"Duhet dialog me shoqërinë..."/ Von der Leyen- Ramës: Reformat të zbatohen, jo vetëm të miratohen

"Informova Von der Leyen për Zvërnecin"/ Rama: Do ndezim Pasqyrën me dokumentet

Rama në konferencë me Von der Leyen: Vullnet i hekurt për të çuar përpara procesin