Lezhë- Policia e Kurbinit ka arrestuar 27 vjeçarin Edmir Xhaferri i cili qarkullonte me një pistoletë në makinë dhe përplasi me makinë policin që i kërkoi të ndalonte në Mamurras.
Pas ngjarjes, i riu doli nga makina, hodhi pistoletën dhe tentoi të largohej me vrap në rrugicat e lagjes "Zef Hoti" ku edhe u arrestua pas disa minutash ndjekje nga oficerët.
Arma e zjarrit u sekuestrua në cilësinë e provës. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme. Versus.al

