Lajmi i fundit

LIVE - Kreu i PD, Sali Berisha bashkëbisedim me qytetarët në rrjete sociale

Berisha: Në Strasburg denoncova narkoshtetin dhe funeralin shtetëror të Mlladiçit! U ndala te dënimet e ish-krerëve të UÇK-së

12:59, 03/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Në një bashkëbisedim me ndjekësit në rrjetet sociale, kreu i PD-së, Sali Berisha, ka folur për angazhimin e tij gjatë qëndrimit në Strasburg dhe pjesëmarrjen në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

Berisha tha se në fokus të ndërhyrjeve të tij ishin denoncimi i asaj që ai e cilëson “narkoshtet” në Shqipëri, si dhe çështje që lidhen me zhvillimet në rajon.

Berisha u ndal edhe te nderimet ushtarake në funeralin e Ratko Mlladiçit dhe te çështja e ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë. Ai tha se ka kërkuar një shqyrtim më transparent në apel të dosjeve dhe ngriti shqetësime për trajtimin e krimeve të luftës dhe krimeve kundër njerëzimit në Kosovë.

Berisha: Kjo ishte një javë në të cilën unë kam qenë kryesisht jashtë vendit, në asamblenë parlamentare të Këshillit të Evropës.

Qëndrimin në këtë asamble unë e përdora për të paraqitur realitetin shqiptar dhe mbrojtur interesat e qytetarëve shqiptarë kudo që janë, për të mbrojtur interesat e Shqipërisë dhe rajonit në këtë asamble.

Përqendrimi im kryesor ishte denoncimi i narkoshtetit të Edi Ramës dhe superskandaleve të tij të pafundme.

Denoncimi i nderimeve ushtarake që iu bënë në funeral Ratko Mlladiç nga padroni i Edi Ramës, Aleksandër Vuçiç, në një dhunim flagrant të 8300 djemve dhe burrave të pafajshëm që u ekzekutuan në Srebrenicë nga ky kasap i Bosnjes.

Në tërësi këto ishin çështjet.

Natyrisht u ndala edhe tek dënimet e ish-udhëheqjes së UÇK në Hagë, ku shpreha kërkesën time për një shqyrtim më transparent në apel të dosjeve të tyre dhe pa dyshim tek asimetria e plotë e kësaj gjykate në ndëshkimin e krimeve të luftës dhe krimeve kundër njerëzimit në Kosovë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco