• Kontakt
Saturday, October 3, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ekskursioni që ndezi xhelozinë/ Si e shtyu drejt vetëvrasjes Eraldo Fizi-Xhuana Nikollajn, zbardhet DOSJA

12:59 : 03/10/2026
në AKTUALITET, KRONIKE

Detaje të reja janë zbardhur nga dosja hetimore për vdekjen e Xhuana Nikollajt, e cila më 10 mars 2026 konsumoi fostoksinë dhe ndërroi jetë në QSUT.

Për ngjarjen, ish-partneri i saj, Eraldo Fizi, po hetohet për veprën penale “Shkaktimi i vetëvrasjes”, ndërsa gjykata ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “arrest në burg”.

Sipas dëshmive të administruara në dosjen e siguruar nga Boldnews.al, konflikti mes Xhuanës dhe Eraldos nisi pas një ekskursioni të organizuar nga shkolla ku ajo punonte, më 7 dhe 8 mars, në Berat.

Shoqja e saj e dhomës, Aurela H., ka deklaruar se gjatë ekskursionit Xhuana dyshonte se Eraldo e kishte ndjekur nga pas. Në hotel, sipas Aurelës, Xhuana i kishte treguar se partneri po i shkruante dhe e kishte pyetur nëse po e provokonte apo e kishte ndjekur vërtet.

Më 9 mars, Eraldo e kontaktoi Aurelën dhe i kërkoi të takohej me të dhe Xhuanën për të sqaruar situatën lidhur me ekskursionin. Takimi u zhvillua rreth orës 20:30 pranë banesës ku jetonin me qira Xhuana dhe Aurela. Pas bisedës, Aurela u largua dhe Xhuana qëndroi me Eraldon.

Lexo edhe:

“Konflikti nisi nga xhelozia”/ Dëshmia e Eraldo Fizit në gjykatë, pranon dhunën ndaj Xhuana Nikollajt

Akuzohet se shkaktoi vetëvrasjen e Xhuana Nikollit, gjykata lë në burg ish-bashkëshortin e saj, Eraldo Fizi

Rreth orës 03:10 të 10 marsit, Eraldo telefonoi Aurelën dhe i kërkoi të hapte derën e godinës, pasi Xhuana nuk kishte çelës. Sipas dëshmisë së saj, ai i tha: “Kujdesu për të”.

Kur Xhuana hyri në banesë, Aurela deklaron se i vuri re shenja në fytyrë, rreth syve dhe në duar. Xhuana nuk i tregoi çfarë kishte ndodhur dhe i kërkoi të mos shqetësonte askënd.

Në orët e para të mëngjesit, Xhuana kontaktoi motrën e saj, Klodina Nikollaj. Sipas dëshmisë së kësaj të fundit, rreth orës 03:30 ajo i shkroi në WhatsApp dhe i tregoi se ishte marrë nga Eraldo Fizi me makinë dhe ishte çuar në Rana e Hedhun, në Shëngjin, ku ishte dhunuar.

Në mesazhet drejtuar motrës, Xhuana shkruante se nuk kishte bërë asgjë të gabuar dhe se ishte goditur “me grushta e shpulla”. Ajo i shkruante gjithashtu: “Kam duru boll, smunem ma”. Më pas i dërgoi Klodinës një fotografi ku, sipas dëshmisë, dukeshin shenja dhune në fytyrën e saj.

Pak më vonë, Xhuana i kërkoi motrës që të kujdesej për babanë, ndërsa Klodina deklaron se e kishte këshilluar të denonconte ngjarjen në polici. Sipas saj, Xhuana kishte frikë për të atin dhe shqetësohej se Eraldo mund t’i bënte diçka.

Në orët e mëngjesit, të 10 marsit situata u përkeqësua. Sipas dëshmisë së familjarëve, Xhuana nuk iu përgjigjej më telefonatave. Rreth orës 09:07 ajo njoftoi se kishte konsumuar fostoksinë. Policia u njoftua dhe ajo u dërgua në QSUT, por pavarësisht ndihmës mjekësore, ndërroi jetë.

Në dosje është administruar edhe dëshmia e motrës tjetër, Silvana Kaleshi. Ajo ka deklaruar se Xhuana dhe Eraldo ishin ndarë në vitin 2025 dhe se pas ndarjes Xhuana ishte zhvendosur në Tiranë, ku kishte nisur një jetë dhe punë të re. Sipas Silvanës, gjatë kësaj periudhe Eraldo e kontaktonte vazhdimisht dhe i dërgonte mesazhe e video, duke i thënë se do të vetëflijohej nëse ajo nuk kthehej me të.

Dëshmitë e familjarëve dhe shoqes janë pjesë e provave të administruara nga prokuroria, së bashku me pamjet filmike, komunikimet telefonike dhe materiale të tjera të sekuestruara gjatë hetimit. Sipas dosjes, pamjet e kamerave të sigurisë përputhen me oraret e dhëna nga Aurela H., për lëvizjet e natës së 9 marsit.

Gjykata ka vlerësuar se provat e administruara në këtë fazë krijojnë dyshim të arsyeshëm për veprën penale “Shkaktimi i vetëvrasjes” dhe ka lënë Eraldo Fizin në masën e sigurisë “arrest në burg”. Hetimi vijon për të përcaktuar rrethanat e plota të ngjarjes.

Etiketa: eraldo fiziXhuana Nikollaj

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Konflikti nisi nga xhelozia”/ Dëshmia e Eraldo Fizit në gjykatë, pranon dhunën ndaj Xhuana Nikollajt

13:20 : 02/10/2026
AKTUALITET

Akuzohet se shkaktoi vetëvrasjen e Xhuana Nikollit, gjykata lë në burg ish-bashkëshortin e saj, Eraldo Fizi

12:13 : 02/10/2026
AKTUALITET

Vetëvrasja e Xhuana Nikollit/ Vetëdorëzohet pas disa muajsh në arrati ish-bashkëshorti, Eraldo Fizi

14:39 : 30/09/2026
AKTUALITET

Dyshimet mbi vdekjen e 25-vjeçares në Tiranë, AMP hetim ndaj komisariatit nr.2 për rastin e Xhuana Nikollajt

13:47 : 28/05/2026
AKTUALITET

Dy muaj pas vdekjes, familjarët e Xhuana Nikollajt kërkojnë drejtësi për 25-vjeçaren

19:40 : 10/05/2026
AKTUALITET

“Ua dërguam vajzën nuse, ata e sollën me arkivol”, apeli rrëqethës i prindërve dhe motrës së Xhuana Nikollajt

13:03 : 23/04/2026
Para

I armatosur, përplasi makinën e Policisë gjatë arratisjes, arrestohet 27-vjeçari në Mamurras /EMRI

TË GJITHA

Fuqia e Iranit për të ushtruar presion përmes Hormuzit po zbehet, por nuk është zhdukur

15:42 : 03/10/2026

OECD: Shqipëria e fundit në rajon për shërbimin e internetit

15:28 : 03/10/2026

Shpërthen Shqipëria në Helsinki, Manaj i jep avantazhin kuqezinjve

15:13 : 03/10/2026

Jo vetëm Ardi Veliut/ SPAK i sekuestron telefonin Aleks Markut dhe Ron Yeffet

14:59 : 03/10/2026

Zjarr i përmasave të mëdha në kullotat e Karjanit në Gjirokastër

14:40 : 03/10/2026

Në hetim nga SPAK/ Klodiana Spahiu emëron njeriun e Vilma Nushit për kontrollin e “Check-Up”-it

14:22 : 03/10/2026

‘Flamingo Mirror’/ Rama: Shumë shpejt do publikohet dosja KAYO dhe Milot-Balldren

14:12 : 03/10/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com