Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka komentuar situatën politike dhe mënyrën se si duhet të vijojë aksioni opozitar, duke iu përgjigjur pyetjeve të ndjekësve në rrjetet sociale.
Ai u shpreh se bllokimi i instrumenteve të kontrollit parlamentar dhe, sipas tij, mohimi i të drejtave kushtetuese të deputetëve të opozitës, kërkojnë një rishikim të qëndrimeve të saj.
Berisha tha se, në kushtet e asaj që e cilësoi si shkelje të të drejtave të opozitës dhe përballë “morisë së skandaleve”, opozita duhet të rishqyrtojë të gjitha qëndrimet e saj.
Pyetje-përgjigje:
Flogert Merzira: Z. Berisha, ju keni thënë se bojkoti i parlamentit nuk është zgjidhje. Por kur opozitës i refuzohen apo i bllokohen instrumentet kryesorë të kontrollit parlamentar, deri ku duhet të shkojë aksioni politik i opozitës?
A mendoni se ka ardhur momenti për një përshkallëzim të fortë dhe të pandërprerë të aksionit opozitar brenda dhe jashtë parlamentit?
Sali Berisha: Jam plotësisht dakord me ju. Mohimi i të drejtave kushtetuese, shkelmimi i të drejtave kushtetuese të deputetëve të opozitës në parlament është bërë ligj dhe rregull.
Ndaj dhe, shoqëruar kjo me morinë e skandaleve, jam i mendimit se opozita duhet të rishqyrtojë të gjitha qëndrimet e saj.
© SYRI.net
Berisha: Në Strasburg denoncova narkoshtetin dhe funeralin shtetëror të Mlladiçit! U ndala te dënimet e ish-krerëve të UÇK-së
'Harta e propozuar nga Rama, hartë antikombëtare'/ Tedi Blushi: Më 8 tetor opozita të prijë protestat…
Berisha: Dalja e opozitës jashtë institucioneve i intereson vetëm Ramës! Rruga e vetme, protesta për largimin e tij