E shtunë, 3 Tetor 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:10 Në vijim ora 14:10: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Leao zbulon lidhjen e veçantë me numrin 7 të Cristiano Ronaldos

Rafael Leao ka përjetuar një moment të veçantë me fanellën e kombëtares së Portugalisë, duke veshur numrin 7, që për shumë vite është mbajtur nga Cristiano Ronaldo. Sulmuesi i Galatasarayt mori këtë numër pas largimit të CR7 nga grumbullimi i përfaqësueses portugeze, përpara ndeshjes ndaj Danimarkës në Ligën e Kombeve.

Portugalia triumfoi me rezultatin 4-2 ndaj danezëve, ndërsa Leao zbriti në fushë me numrin legjendar, i cili ka një domethënie të veçantë për të, pasi Ronaldo ka qenë idhulli i tij që në fëmijëri.

Reklamë

Pas ndeshjes, 27-vjeçari nuk i fshehu emocionet, duke treguar se sa shumë rëndësi kishte për të mbajtja e kësaj fanelle.

“Ishte diçka e veçantë për mua të vishja numrin 7 të Cristiano Ronaldos. Ai ka qenë idhulli im që kur isha fëmijë. Gjithashtu, të dy fëmijët e mi kanë lindur në datën 7. Bëra çmos për ta respektuar këtë numër dhe këtë fanellë. Jam i lumtur që fituam ndeshjen”, u shpreh Leao.

Sulmuesi portugez foli gjithashtu edhe për largimin e Ronaldos nga grumbullimi, duke theksuar se kjo është një çështje që nuk u përket lojtarëve.

“Është një çështje që nuk na përket neve. Ne treguam edhe një herë se jemi një grup i bashkuar. Jam i sigurt se Cristiano është i lumtur për fitoren tonë”, deklaroi Leao.

Pavarësisht mungesës së kapitenit, Portugalia arriti të merrte tri pikët, duke ruajtur pozitat në grup.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.