Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski, tha se pret që çmimet e naftës dhe benzinës të ulen gjatë javës së ardhshme.
Të lidhura
None found
Sipas tij, pritshmëria bazohet në analizën e ndryshimeve të çmimeve në bursa gjatë javës së kaluar. Mickoski sqaroi se situata po ndiqet nga Qeveria, ndërsa vendimi përfundimtar i takon Komisionit Rregullator për Energjetikë.
Krahas kësaj, kryeministri njoftoi se po zhvillohen bisedime me kompaninë “OKTA” për të siguruar një ulje të mëtejshme të çmimeve.
“Po negociojmë me furnizuesin më të madh të naftës dhe derivateve të naftës, para së gjithash për naftën dizel dhe karburantet pa plumb, ‘OKTA’, për një zbritje shtesë, me çka do të jemi bindshëm vendi me çmimin më të ulët të karburanteve në rajon, e ndoshta edhe me çmimin më të ulët në Evropë”, deklaroi Mickoski.
