Mamurras, 27-vjeçari përplas makinën e Policisë gjatë ndjekjes dhe hedh armën

Një 27-vjeçar është arrestuar në Mamurras pas një ndjekjeje nga Policia, pasi dyshohet se po qarkullonte i armatosur dhe nuk iu bind urdhrit të efektivëve për të ndaluar.

Sipas Policisë, i arrestuari është Edmir Xhaferri, banues në Mamurras. Ai u lokalizua teksa lëvizte me automjet, pas informacioneve të siguruara se mbante armë zjarri me vete.

Në momentin që ka konstatuar praninë e shërbimeve policore, 27-vjeçari dyshohet se ka shtuar shpejtësinë dhe ka tentuar të largohet. Gjatë arratisjes, ai ka përplasur automjetin e Policisë, duke vënë në rrezik jetën e efektivëve që po merrnin pjesë në operacion.

Swiss Digital Desktop Reklama

Policia bën me dije se gjatë ndjekjes i riu ka hedhur edhe pistoletën që dyshohet se mbante pa leje.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pas disa minutash ndjekjeje, efektivët kanë arritur ta kapin në lagjen “Zef Hoti” në Mamurras dhe ta vendosin në pranga.

Operacioni policor, i koduar “Target”, u zhvillua nga Sektori për Krimet e Rënda, në bashkëpunim me Seksionin e Mbështetjes Operacionale në DVP Lezhë dhe Komisariatin e Policisë Kurbin.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar një armë zjarri pistoletë, municion luftarak, automjeti që përdorej nga 27-vjeçari, si edhe një palë targa.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë për vijimin e hetimeve dhe veprimeve të mëtejshme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?