Top News – ‘Konflikti i shërben lojërave politike.’ Meta, për përplasjen mes GJKKO-së dhe avokatëve
03/10/2026 13:12

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta reagoi nga qelitë e burgut për zvarritjen e proceseve gjyqësore për shkak të konflikti mes Gjykatës së Posaçme dhe dhomës së avokatisë, të cilën e konsideron absurde. Facebook Meta: “Konflikti absurd midis GJKKO Shkallë e Parë dhe Dhomës Kombëtare të Avokatisë ka sjellë anullimin dhe shtyrjen e gjykimit për dhjetëra çështje vetëm pranë GJKKO të Shkallës së Parë. Kjo situatë absurde e paralajmëruar që në fund të korrikut duhej të ishte parandaluar me kohë si përmes dialogut, por edhe ndërhyrjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor, Kuvendit të Shqipërisë dhe aktorëve të tjerë. Përveç humbjeve të konsiderueshme financiare të shtetit dhe palëve të interesuara, ka sjellë edhe zvarritjen e proceseve gjyqësore, që është element i gjykimit të drejtë dhe të rregullt.” Meta shton se ky konflikt i shërben vetëm lojërave politike dhe minon besimin e qytetarëve tek politika. Facebook Meta: “Vendosja e avokatëve në një presion të dyfishtë si nga GJKKO Shkallë e Parë edhe Dhoma Kombëtare e Avokatisë, cënon jo vetëm të drejtat e tyre, por drejtpërdrejt të drejtat thelbësore të qytetarëve të përfshirë në proceset penale. Roli i avokatëve në funksion të procesit të rregullt ligjor është i pazëvendësueshëm. Edhe në diktaturë ka patur gjyqtarë dhe prokurorë, por demokracia dhe shteti i së drejtës, dallon ndër të tjera nga diktatura se siguron të drejtën e mbrojtjes me avokat. Ky konflikt i stisur dhe arbitraritet i shërben vetëm lojrave politike dhe minon besimin publik te drejtësia dhe sistemi gjyqësor.” Avokatët po bojkotojnë proceset gjyqësore për shkak se nuk pajtohen me rregulloren e re të Gjykatës së Posaçme, që ndalon pajisjet celulare dhe kompjuterat në sallën e gjyqit.

Top News – ‘Konflikti i shërben lojërave politike.’ Meta, për përplasjen mes GJKKO-së dhe avokatëve
03/10 13:12
Top Channel/ Përplas makinën e Policisë dhe hedh pistoletën gjatë ndjekjes, arrestohet 27-vjeçari
03/10 13:01
Top Channel / Opozita nis përgatitjet për lokalet/Berisha mbledh aleatët, në fokus fronti opozitar
03/10 12:56
Top Channel/U vu në pranga pas denoncimit të të miturave, këngëtari Erind Xhaferi del para gjykatës
03/10 12:53
Top Channel / Kriptot, më shumë mbrojtje/Projektligji ndalon përdorimin e fondeve të klientëve për…
03/10 12:23
Top Channel / Financat nën vëzhgim, Qeveria miraton projektligjin, tre ekspertë te politikat fiskale
03/10 12:16
Top News – ‘Konflikti i shërben lojërave politike.’ Meta, për përplasjen mes GJKKO-së dhe avokatëve
03/10 11:56
Top News -Trump hedh pas krahëve tensionet me Melonin. ‘Është shumë e mirë, gjithmonë më ka pëlqyer’
03/10 11:51
Top News – Pakti bërthamor i Trump me Arabinë Saudite. Senatorët amerikanë kërkojnë votim rezolute
03/10 11:40
Top News – Natë e vështirë në Peqin. Flakët jashtë kontrollit, zjarrfikësit shpëtojnë banesat
03/10 11:38
Top News – Shiste kanabis pranë shkollave. ‘Shqiponjat’ prangosin 28-vjeçarin në Shkodër’
03/10 11:37
Top Channel/ ‘Kjo tryezë të funksionojë periodikisht’, Mediu: Të gjejmë kandidaturë fituese për…
03/10 11:35
Top Channel/ Territorialja/ Berisha: Paraqitëm një draft me 100 bashki, por Rama i plagosur merr…
03/10 11:26
Top News – ’50 mijë euro ose kutia shpërthen.’Arrestohet 21-vjeçari që kërcënoi biznesmenin në Dibër
03/10 11:09
Top News – Orët e betejës me flakët masive të zjarrit. Situatë e vështirë në Peqin
03/10 10:17
Top News – Fier, makina përplaset me murin rrethues të banesës, plagoset shoferi
03/10 10:16
Top Channel/ Kanabis gati për shitje dhe pajisje paketimi, arrestohet 28-vjeçari në Shkodër
03/10 10:06
Top Channel/ Vendosi “bombë” false në një karburant dhe kërkoi 50 mijë euro, arrestohet 21-vjeçari
03/10 10:04
Top Channel/ Nis me aksident mëngjesi në Lushnjë, përplasen dy automjete në autostradë
03/10 10:01
Top Channel/ Aksident në Unazën e Fierit/ Toyota përplaset me murin e një banese, plagoset shoferi
03/10 09:58