Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Kurbin/ Nuk iu bind policisë dhe përplasi makinën e efektivëve, arrestohet 27-vjeçari! I hodhi armën gjatë ndjekjes

    Fejohet vëllai i Getoar Selimit, reperi ndan foton e çiftit dhe urimin e veçantë

    Seancat shtyhen në GJKKO, Meta nga burgu: “Konflikt i stisur, duan të na mbajnë në qeli”

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Kurbin/ Nuk iu bind policisë dhe përplasi makinën e efektivëve, arrestohet 27-vjeçari! I hodhi armën gjatë ndjekjes
    Aktualitet

    Kurbin/ Nuk iu bind policisë dhe përplasi makinën e efektivëve, arrestohet 27-vjeçari! I hodhi armën gjatë ndjekjes

    October 3, 2026

    Një 27-vjeçar është arrestuar në Mamurras, pasi dyshohet se qarkullonte i armatosur dhe nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar. Sipas policisë, Edmir Xhaferri ka tentuar të largohet me shpejtësi sapo ka parë shërbimet e uniformuara, duke përplasur automjetin e shërbimeve të policisë dhe duke hedhur armën e zjarrit që mbante me vete.

    Ngjarja ka ndodhur në kuadër të operacionit policor të koduar “Target”, të zhvilluar nga Sektori për Krimet e Rënda, në bashkëpunim me Seksionin e Mbështetjes Operacionale në DVP Lezhë dhe Komisariatin e Policisë Kurbin. Sipas njoftimit zyrtar, policia kishte siguruar më herët informacion se 27-vjeçari qarkullonte i armatosur.

    Xhaferri u lokalizua në qytetin e Mamurrasit, ku, sipas policisë, në momentin që ka parë efektivët ka vijuar lëvizjen me shpejtësi. Gjatë largimit, ai ka përplasur automjetin e shërbimeve të policisë, duke rrezikuar jetën e punonjësve, ndërsa më pas ka hedhur armën.

    Pas disa minutash ndjekjeje, 27-vjeçari është kapur në lagjen “Zef Hoti” në Mamurras dhe është vënë në pranga.

    Gjatë operacionit, policia sekuestroi një pistoletë, një municion luftarak, automjetin me të cilin qarkullonte 27-vjeçari dhe një palë targa.

    Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë për veprime të mëtejshme.

    Kurbin makine polici
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Kurbin/ Nuk iu bind policisë dhe përplasi makinën e efektivëve, arrestohet 27-vjeçari! I hodhi armën gjatë ndjekjes

    October 3, 2026

    Fejohet vëllai i Getoar Selimit, reperi ndan foton e çiftit dhe urimin e veçantë

    October 3, 2026

    Seancat shtyhen në GJKKO, Meta nga burgu: “Konflikt i stisur, duan të na mbajnë në qeli”

    October 3, 2026

    Lezhë, 50 lekë më shumë në ditë për ushqimin e fëmijëve në kopshte! PD kundër, Ndreu: Rritja e çmimeve shkaku

    October 3, 2026
    Mos e humb
    Ekonomi October 2, 2026

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Prej gati dhjetë ditësh, aktiviteti i basteve të paligjshme dhe i call center-ave ilegalë në…

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Kreditorët te dera, gjykata në kërkim të “Top Fruits” të Ejup Ahmetit dhe Marin Gjonajt: Paraqituni në gjyq

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi i ditës: Surpriza në dashuri, mundësi të reja dhe kujdes me financat – çfarë kanë rezervuar yjet për 12 shenjat

    Dashuri, vendime dhe mundësi të reja: Si do të shkojë e diela për secilën shenjë

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 24 Shtator 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.