web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kupa e Shqipërisë, përcaktohen çiftet e turit të parë 1/32-ve

3 Tetor 2026, 13:21, Sport CNA

Kupa e Shqipërisë, përcaktohen çiftet e turit të

Kupa e Shqipërisë për sezonin 2026/27 nis më 6 tetor me ndeshjet e turit të parë, 1/32, teksa Departamenti i Garave në FSHF ka përcaktuar çiftet dhe datat e zhvillimit të takimeve.

Tri ndeshje e para të turit 1/32 do të luhen më 6 tetor, në orën 13:30, ndërsa 13 takimet e tjera do të zhvillohen më 7 tetor, po në orën 13:30.

Në këtë raund marrin pjesë dy ekipet e renditura në vendin e 9-të dhe të 10-të të Superiores për sezonin 2025/26, 12 ekipet e Kategorisë së Parë të sezonit të kaluar, 16 ekipet më të mira të Kategorisë së Dytë, grupet A dhe B, si edhe dy ekipet e kualifikuara nga turi paraeliminator.

Përballjet e turit 1/32 janë:

6 tetor, ora 13:30

Flamurtari – Gramshi

Besëlidhja – Sopoti

Skënderbeu – Naftëtari

 

7 tetor, ora 13:30

Kukësi – Erzeni

Kastrioti – Luzi 2008

Burreli – Eagle Football

Besa – Devolli

Korabi – Tërbuni

Iliria – Veleçiku

Luftëtari – Tomori

Pogradeci – Delvina

Apolonia – Maliqi

Laçi – Këlcyra

Lushnja – Shiroka

Oriku – Butrinti

Bylis – Albpetrol

Pas përfundimit të turit të parë, gara do të vijojë me fazat e ardhshme të Kupës së Shqipërisë, në rrugëtimin drejt trofeut të sezonit 2026/27.

Ekipet e renditura nga vendi i parë deri në të tetin në Superiore për sezonin 2025-2026 do të nisin garën nga faza 1/8.

Për përcaktimin e çifteve çerekfinaliste dhe gjysmëfinaliste do të hidhet short i lirë, ndërsa ndeshjet do të luhen me sistem vajtje-ardhje, me dy takime.





Lajmet e fundit nga