EMRI/ Kërcënoi me tritol pikën e karburantit, identifikohet autori
2 Tetor, 19:01
"50 milionë lekë o...
Aktualitet
Videot intime në rrjetet sociale, Eli Fara: Çështjen ja lash në dorë drejtësisë, nga publiku kërkoj ndalimin e shpërndarjes
Në një reagim të publikuar në rrjetet sociale, artistja tha se nuk ndihet e turpëruar dhe se përgjegjësia duhet të jetë e atyre që kanë shpërndarë dhe publikuar pamjet.
3 Tetor 2026, 13:19Nga I.A
Eli Fara, Adi Hila
TIRANË- Këngëtarja Eli Fara ka reaguar pas publikimit në rrjetet sociale të materialeve intime, duke shprehur dhimbjen për cenimin e privatësisë. Në një reagim të publikuar në rrjetet sociale, artistja tha se nuk ndihet e turpëruar dhe se përgjegjësia duhet të jetë e atyre që kanë shpërndarë dhe publikuar pamjet.
“Po përjetoj një dhimbje që nuk ia uroj asnjë gruaje: cenimin e privatësisë dhe përballjen me gjykime e fyerje që prekin edhe familjen time”, shkroi Fara.
Ajo u ndal edhe te mënyra se si gratë përballen me gjykimin shoqëror, duke theksuar se shpesh fajësohen edhe kur janë viktima të cenimit të privatësisë.
“U cenojnë privatësinë dhe pastaj u kërkojnë të japin llogari. I lëndojnë dhe pastaj i gjykojnë për mënyrën si e përballojnë dhimbjen. Asnjë grua nuk duhet të kalojë nëpër këtë poshtërim”, u shpreh këngëtarja.
Fara bëri të ditur se çështjen do t’ia lërë drejtësisë, ndërsa i kërkoi publikut të mos shpërndajë më materiale që mund të rëndojnë situatën për të dhe familjen e saj.
“Përpara çdo gjykimi, mendoni për njeriun dhe familjen që po lëndoni”, shkroi ajo.
Në fund, këngëtarja falënderoi familjen, miqtë, kolegët dhe të gjithë personat që e kanë mbështetur, duke thënë se kjo mbështetje i jep forcë për të vijuar përpara me dinjitet./Dosja.al