Lëvizte i armatosur me makinë, arrestohet 27-vjeçari në Kurbin! Përplas mjetin e policisë gjatë tentativës për t’u larguar

3 Tetor 2026 | 13:01

Një 27-vjeçar është arrestuar këtë të shtunë në Kurbin, pasi lëvizte i armatosur me automjet. Në vijim të kësaj, 27-vjeçari nuk i është bindur urdhrit të policisë për të ndaluar, duke përplasur automjetin e bluve, duke rrezikuar kështu jetën e punonjësve të Policisë dhe duke hedhur armën që mbante me vete.

Sipas raportimeve të policisë, ngjarja është regjistruar në lagjen “Zef Hoti”, Mamurras, ku është bërë e mundur edhe kapja e E. Xh., 27 vjeç, të cilit iu sekuestruan arma e zjarrit, municion luftarak, automjeti dhe një palë targa.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Qarkullonte me automjet i armatosur me armë zjarri, nuk iu bind urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar dhe tentoi të largohej, duke përplasur automjetin e shërbimeve të Policisë dhe rrezikuar jetën e punonjësve të Policisë. Neutralizohet dhe vihet në pranga 27-vjeçari.

Sekuestrohen arma e zjarrit pistoletë, municion luftarak, automjeti dhe një palë targa.

Sektori për Krimet e Rënda, në bashkëpunim me Seksionin e Mbështetjes Operacionale në DVP Lezhë dhe Komisariatin e Policisë Kurbin, bazuar në informacionet e siguruara për një shtetas që qarkullonte i armatosur, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Target”, në kuadër të të cilit u arrestua shtetasi:

– E. Xh., 27 vjeç, banues në Mamurras, Kurbin.

Ky shtetas u lokalizua në qytetin e Mamurrasit, duke qarkulluar me automjet. Sapo ka parë shërbimet e Policisë, ka vijuar lëvizjen me shpejtësi, duke përplasur automjetin e shërbimeve të Policisë dhe duke rrezikuar jetën e punonjësve të Policisë, si dhe ka hedhur armën e zjarrit që mbante me vete.

Pas disa minutash ndjekjeje, në lagjen “Zef Hoti”, Mamurras, u bë e mundur kapja dhe vënia në pranga e 27-vjeçarit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Reagon këngëtarja Eli Fara: Jam e lënduar, por nuk kam arsye të turpërohem. Turpi u përket atyre që filmojnë

Këngëtarja e njohur Eli Fara ka reaguar këtë të shtunë pas publikimit të videove intime me kompozitorin Adrian Hila në rrjetet sociale, të cilat kanë...
13:32 | 03/10/2026

Zgjedhjet vendore 2027, KQZ letër partive: Votim dhe numërim elektronik në 3 ose 4 bashki të mëdha

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, KQZ përmes një letre zyrtar këtë të shtunë, kërkon që për zgjedhjet e ardhshme lokale procesi i votimit dhe numërimit elektronik...
12:37 | 03/10/2026

Moti i ngrohtë zgjat sezonin, plazhet e Vlorës të mbushura me turistë edhe në tetor

Moti i ngrohtë dhe temperaturat që arrijnë deri në 30 gradë kanë bërë që edhe në 3 tetor, plazhet e Vlorës të vijojnë të frekuentohen...
12:24 | 03/10/2026