web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Berisha përgënjeshtron Vlora Hysenin: Më kanë dërguar fotografi të saj duke hyrë në banesën e Agasit

3 Tetor 2026, 13:38, Politikë CNA


Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka hedhur poshtë deklaratën e ish-kryetares së SHISH, Vlora Hyseni, e cila ka mohuar të jetë takuar me Ergys Agasin.

Sipas Berishës, qytetari digjital i ka dërguar atij një foto të Vlora Hysenit duke hyrë në banesën e Ergys Agasit.

“Takimet e Agasi-Hyseni i kanë bërë në vilën e Ergys Agasit në të cilën Rama sipas dëshmitarëve ka qenë arkitekti i brendësisë së saj, ka njerëz që kanë dyshime që ajo vilë është e Ramës dhe jo e Ergysit. Kam pasur dokumente e nuk i kam publikuar, qytetarë digjitalë më kanë dërguar fotografinë e Hysenit duke hyrë në banesën e Agasit në vilën e tij. Nuk e kam publikuar se nuk e dija nëse ishte e martuar apo jo, kam një rregull nuk hyj në këto sherre. Ajo është takuar dhe fotografia më është dërguar nga qytetarët digjitalë. Zyra e tij ka qenë ajo që po del dhe po flasin njerëzit. Ata kanë qenë të pandarë”, tha Berisha.

Berisha tha se në telefonat e tij Ergys Agasi kërcënonte me vrasje, ndërsa Vlora Hyseni fikte radarët për të.

“Ergys Agasi në telefonat e tij kërcënonte me vrasje ta-ta-tau, d.m.th. kërcet plumbi, ndërsa kjo i fikte radarët Agasit. Kjo është një tradhtare e keqe e shqiptarëve dhe flamurit të vet. Kjo është në analet e turpit botëror”, deklaroi ai./ CNA





Lajmet e fundit nga