3 Tetor 2026, 13:37
Nga I>A

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se është kategorikisht kundër ndërtimit të kullës së parashikuar në zonën e Tajvanit, në Parkun Rinia, ndërsa bëri të ditur se PD po mbledh firma për një peticion dhe referendum lokal kundër projektit. I pyetur gjatë bashkëbisedimit me qytetarët se cili është qëndrimi i tij për kullën që pritet të ndërtohet në këtë zonë, Berisha tha se kundërshton ndërtimin e kullave dhe veçanërisht projektin në hapësirën e Parkut Rinia.
Sipas tij, Partia Demokratike po mbledh firma për një peticion, me synimin për të shkuar edhe drejt një referendumi lokal. Berisha deklaroi gjithashtu se opozita do të mbështesë protestat kundër ndërtimit.
"Së pari, dua t'u garantoj se unë kam qenë, jam dhe do të jem kundër çdo kulle. Por në rast se rikthehesh në periudhën 2005-2013, ju do gjeni se Sali Berisha nuk ka dhënë leje për asnjë kullë dhe ju do gjeni se në ato tetë vite në Tiranë dhe në Shqipëri, nuk është ndërtuar asnjë kullë e vetme. Pra, një njeri që nuk lejoi, nuk miratoi ndërtimin e asnjë kulle, do të thotë se ka një qëndrim të qartë kundra tyre. Jam në mënyrë kategorike kundër ndërtimit të kullës në parkun e vetëm që ka mbetur tek Tajvani dhe shkatërrimit të tij. Partia Demokratike po mbledh firmat për një peticion dhe referendum lokal kundër ndërtimit, sikundër ju garantoj se do të mbështesim fuqishëm çdo protestë kundër ndërtimit të saj. Projekti për zonën e Tajvanit, i emërtuar “Tirana Fountain Plaza”, është pjesë e një konkursi ndërkombëtar për zhvillimin e hapësirës në Parkun Rinia. Qeveria ka bërë të ditur se në konkurs morën pjesë pesë studio ndërkombëtare të arkitekturës, ndërsa projekti i studios daneze BIG – Bjarke Ingels Group është shpallur fitues," tha Berisha./Dosja.al
sali berisha
Politike
3 Tetor 2026, 13:40
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se është kategorikisht kundër ndërtimit të k...
Politike
3 Tetor 2026, 13:30
I.A
Sali Berisha
"Drejtori ka thënë një të vërtetë e cila ndodh në Shqipëri prej disa vitesh. E vërteta ësht&...
Politike
3 Tetor 2026, 13:28
I.A
Sali Berisha
"Ne kemi përgatitur çdo material dhe kemi informuar, dhe vazhdojmë të informojmë non-stop aleatët dhe miqt&eum...
Politike
3 Tetor 2026, 13:06
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i PD Sali Berisha ka folur për qëndrimin e tij në Strasburg dhe pjesëmarrjen në Asamblenë Parl...
Politike
3 Tetor 2026, 12:41
I.A
Albana Vokshi
STRASBURG- Kryetarja e Lidhjes Demokratike të Gruas, Albana Vokshi, ka ngritur shqetësimin për gjendjen e demokracisë dhe...
Politike
3 Tetor 2026, 12:21
I.A
Nard Ndoka
TIRANË- Kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, ka kritikuar Sali Berishën për mënyrën se si opozita ka ndjekur ...
Politike
3 Tetor 2026, 12:16
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i opozitës, Sali Berisha, i është përgjigjur propozimeve dhe diskutimeve të aleatëve politik&e...
Politike
3 Tetor 2026, 12:05
I.A
Takimi
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PL-së, Tedi Blushi, i ka bërë thirrje Partisë Demokratike për organizimin e ...
Politike
3 Tetor 2026, 11:27
I.A
Sali Berisha
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar një takim me aleatët e Federatës së Opozitës së Bash...
Politike
3 Tetor 2026, 10:33
I.A
Ilir Meta
TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar për përplasjen mes GJKKO-së së Shkallës s&eu...