Zjarri në Peqin, shoqërohet në polici autori i dyshuar i zjarrvënies

3 Tetor 2026 | 13:44

Tre ditë pas shpërthimit të zjarreve në fshatrat e Peqinit, policia ka shoqëruar një person, i cili dyshohet se ka shkaktuar zjarrin.

Sipas dyshimeve të para, personi ka ndezur zjarr për nevojat e tij, por flakët janë përhapur me shpejtësi në sipërfaqe me shkurre dhe bimësi, të favorizuara edhe nga era e fortë.

Ndërkohë, qindra forca dhe dhjetëra mjete nga 11 bashki janë angazhuar në terren që prej orës 05:00 të mëngjesit të sotëm, në përpjekje për të vënë nën kontroll vatrat aktive.

Për shkak të dinamikës së zjarrit dhe ndryshimit të vazhdueshëm të erës, një shtëpi e pabanuar është përfshirë nga flakët.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Reagon këngëtarja Eli Fara: Jam e lënduar, por nuk kam arsye të turpërohem. Turpi u përket atyre që filmojnë

Këngëtarja e njohur Eli Fara ka reaguar këtë të shtunë pas publikimit të videove intime me kompozitorin Adrian Hila në rrjetet sociale, të cilat kanë...
13:32 | 03/10/2026

Lëvizte i armatosur me makinë, arrestohet 27-vjeçari në Kurbin! Përplas mjetin e policisë gjatë tentativës për t’u larguar

Një 27-vjeçar është arrestuar këtë të shtunë në Kurbin, pasi lëvizte i armatosur me automjet. Në vijim të kësaj, 27-vjeçari nuk i është bindur urdhrit...
13:01 | 03/10/2026

Zgjedhjet vendore 2027, KQZ letër partive: Votim dhe numërim elektronik në 3 ose 4 bashki të mëdha

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, KQZ përmes një letre zyrtar këtë të shtunë, kërkon që për zgjedhjet e ardhshme lokale procesi i votimit dhe numërimit elektronik...
12:37 | 03/10/2026