web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Maran i surprizon të gjithë, publikohet formacioni i Shqipërisë ndaj Finlandës

3 Tetor 2026, 13:51, Sport CNA

Maran i surprizon të gjithë, publikohet formacioni i

Kombëtarja shqiptare luan këtë të shtunë duelin e tretë në Ligën e Kombeve. Kuqezinjtë sfidojnë Finlandën në transfertë.

Shqipëria kryeson grupin pas fitoreve 2-0 ndaj Bjellorusisë dhe 3-0 ndaj San Marinos. Trajneri Rolando Maran ka marrë dy fitoret e para zyrtare me kuqezinjtë pas dy humbjeve 1-0 në miqësoret ndaj Luksemburgut dhe Izraelit në qershor.

Shqipëria ka humbur vetëm një nga pesë ndeshjet e fundit jashtë fushe, ndaj Polonisë në play-off-in e Botërorit.

Ndeshja Finlandë-Shqipëri do të luhet këtë të shtunë, në orën 15:00. Pak minuta para fillimit janë zbuluar edhe formacionet zyrtare.

FORMACIONET ZYRTARE

FINLANDA: Hradecky, Stahl, S. Miettiinen, T. Miettinen, Lahteenmaki, Marhiev, Kairinen, Walta, Svanback, Pohjanpalo, Hakans.

SHQIPËRIA: Berisha; Hysaj, Ismajli, Gjimshiti, Pilo; Mitaj, Asllani, Ramadani; Hoxha, Muçi, Manaj.

 





Lajmet e fundit nga