web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Skandali me videot intime/ Berisha i drejton gishtin Ramës: Ai i serviri në treg

3 Tetor 2026, 13:54, Aktualitet CNA


Kreu i PD-së, Sali Berisha, e ka drejtuar gishtin e akuzës nga kryeministri Edi Rama për publikimin e videove intime të personazheve të njohur.

Berisha theksoi se Rama i serviri në treg për të shmangur vëmendjen nga zhurma e skandaleve të shefes së SHISH.

“Ato i serviri në treg Edi Rama për të zhurmuar skandalet më të tmerrshme të tradhtisë më banale dhe të turpshme të shefes së shërbimit, një bashkëpunëtore e shpifur e karteleve të drogës. Ato bëhen për të zhurmuar amoralitetin e kësaj qeverie në të gjitha aspektet. Ato bëhen për t'u zhurmuar lidhjet e Ramës me kartelet e drogës, vjedhjen e qindra miliona eurove nga ai, skandalet e vëllait dhe ministrave të tij, nuk kanë asnjë qëllim tjetër.

Kjo kërkon hetim, thuhet se është marrë me hakerimin dhe gjetjen e këtyre lloj videove që se mund t’i duhen një ditë, bëj thirrje të bëhet një hetim i fortë për këtë mundësi, hakerët më të fortë në Shqipëri janë të Ramës”, tha Berisha./ 
CNA





Lajmet e fundit nga