EMRI/ Kërcënoi me tritol pikën e karburantit, identifikohet autori
2 Tetor, 19:01
"50 milionë lekë o...
Politike
Berisha: Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale janë amnisti për krimet zgjedhore
Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në Facebook, Berisha u pyet për qëndrimin që do të mbajë opozita nëse reforma territoriale dhe ajo zgjedhore miratohen pa konsensusin e saj, veçanërisht në raport me atë që ai e cilësoi si “kapje të zgjedhjeve”.
3 Tetor 2026, 13:53Nga I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se ndryshimet e propozuara nga qeveria në Kodin e Procedurës Penale krijojnë një situatë amnistie për krimet zgjedhore.
Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në Facebook, Berisha u pyet për qëndrimin që do të mbajë opozita nëse reforma territoriale dhe ajo zgjedhore miratohen pa konsensusin e saj, veçanërisht në raport me atë që ai e cilësoi si “kapje të zgjedhjeve”.
"Ndryshimet e reja ligjore që ka sjellë Edi Rama në Kodin e Procedurës Penale janë ndër të tjera amnisti për të gjitha krimet zgjedhore. Pra, Edi Rama kapjen e zgjedhjeve dhe shndërrimin e tyre në farsë, e ka të një rëndësie jetike, vendimtare për fatin e tij. Por, ne do ftojmë shqiptarët t'i japin fatin që meriton. Ky do jetë qëndrimi ynë", tha Berisha./Dosja.al