NATO ngre bombarduesit, droni shkel hapësirën ajrore lituaneze, vinte nga Bjellorusia

Nga A2 CNN
3 Tetor 2026, 13:59 | Bota

NATO ngre bombarduesit, droni shkel hapësirën ajrore lituaneze, vinte

Lituania ka ngritur alarmin pasi një dron luftarak ka shkelur hapësirën e saj ajrore. Shërbimi i menaxhimit të krizave i qeverisë lituaneze ka bërë me dije se droni erdhi nga Bjellorusia.

Pas hyrjes së dronit, rreth orës 9:40 të mëngjesit sipas orës lituaneze, autoritetet në Vilnius u bënë thirrje qytetarëve të Lituanisë lindore të gjejnë strehimoret më të afërta ajrore ku mund të ktheheshin në rast emergjence.

Aeroporti i Vilniusit gjithashtu pezulloi përkohësisht operacionet, ndërsa avionët e NATO-s u ngritën në qiell për të patrulluar vendin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos