MAGAZINË /

Largimi i Cristianos nga Kombëtarja bëhet çështje kombëtare, ndërhyn edhe kryeministri portugez

Shkruar nga Versus

Largimi i Cristianos nga Kombëtarja bëhet çështje

Kryeministri i Portugalisë, Luis Montenegro, ka ndërhyrë në situatën e krijuar rreth Cristiano Ronaldos, pas largimit të yllit portugez nga grumbullimi i Kombëtares.

Sipas mediumit portugez SIC, Montenegro ka zhvilluar biseda telefonike me presidentin e Federatës Portugeze të Futbollit, Pedro Proença, përzgjedhësin Jorge Jesus dhe vetë Cristiano Ronaldon, në përpjekje për të kuptuar situatën e krijuar në ekipin kombëtar.

Kjo ndërhyrje vjen pas vendimit të Ronaldos për t'u larguar nga kampi stërvitor i Portugalisë, ku tensionet me Jorge Jesusin u përshkallëzuan pas ndeshjes ndaj Norvegjisë në Ligën e Kombeve.

41-vjeçari mbeti në bankën rezervë gjatë gjithë takimit, ndonëse ishte dërguar për t'u nxehur, por nuk u aktivizua nga përzgjedhësi. Vendimi e kishte pakënaqur kapitenin portugez, i cili më pas pati një përplasje me përzgjedhësin. 

Situata u bë edhe më e ndërlikuar pas konferencës për shtyp të Jesusit dhe bisedimeve që Ronaldo zhvilloi me presidentin e Federatës.

Sulmuesi njoftoi largimin nga grumbullimi përmes një reagimi në rrjetet sociale, duke paralajmëruar se së shpejti do t'i bëjë publike arsyet dhe prapaskenat e këtij vendimi. Nga ana tjetër trajneri vijon të qëndrojë në arsyetimin e tij se ai ka të drejtë të bëjë zgjedhjet që do. Versus.al

Poll