Maran ndryshon sërish formacionin, surpriza e madhe në përballjen me Finlandën

Maran ndryshon sërish formacionin, surpriza e madhe në përballjen me Finlandën

14:12, 03/10/2026

Trajneri Rolando Maran ka vendosur të bëjë përsëri ndryshime në formacionin e Kombëtares shqiptare, këtë herë për sfidën ndaj Finlandës. Pas eksperimentimeve në ndeshjen kundër San Marinos, tekniku italian ka zgjedhur një tjetër 11-she titullare.

Sipas formacionit të raportuar fillimisht nga UEFA, Shqipëria pritet të zbresë në fushë me skemën 4-3-3. Risia kryesore është Pilo, të cilit i besohet një rol në mesfushë. Ai do të luajë nga minuta e parë së bashku me Mario Mitajn.

Në total janë pesë ndryshime në krahasim me sfidën e kaluar. Në portë rikthehet Berisha, duke zëvendësuar Sherrin. Në mbrojtje, Hysaj merr vendin e Sinës, i cili këtë herë nuk është as në stol, por e ndjek takimin nga tribuna.

Një tjetër ndryshim vjen në mesfushë, ku Ramadani rikthehet në formacion dhe zë vendin e Shehut. Pilo është një tjetër risi, ndërsa surpriza e radhës është lënia në stol e Mehmetit.

Edhe Uzuni nuk do ta nisë ndeshjen si titullar. Në vendin e tij është preferuar Hoxha, i cili do të ketë mundësinë të luajë nga minuta e parë përballë Finlandës.

Maran vijon kështu të eksperimentojë me formacionin, duke kërkuar zgjidhjet e duhura për Kombëtaren në këtë fazë të kompeticionit.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco