Berisha: Do insistoj që Këshilli i Europës të prodhojë një reagim konkret kundër narko-shtetit

13:34, 03/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Në një tjetër pyetje nga ndjekësit, Sali Berisha u ndal te deklaratat e tij në Strasburg dhe kërkesën që institucionet evropiane të reagojnë ndaj situatës në Shqipëri.

I pyetur nëse qëndrimi i tij do të pasohet nga një reagim konkret i Këshillit të Europës, Berisha tha se do të insistojë për një të tillë.

Kreu i PD-së pretendoi se bashkëbiseduesit e tij në Strasburg e kanë të qartë, sipas tij, situatën në Shqipëri, ndërsa deklaroi se dokumentet dhe faktet që ka paraqitur janë “të pakundërshtueshme”. Berisha tha se qytetarët shqiptarë kanë nevojë për mbështetjen e institucioneve evropiane për atë që ai e cilëson si “çmontimin e narko-shtetit”.

Pyetje-përgjigje:

Nikola Niko: Në Strasburg e cilësuat Shqipërinë si narko-shtetin e parë dhe të vetëm në Europë. A prisni që ky qëndrim të prodhojë një reagim konkret nga Këshilli i Europës dhe institucionet evropiane?

Sali Berisha: Pyetje e drejtë. Do insistoj që të prodhojë.

Një gjë është e sigurt, që bashkëbiseduesit e mi e kanë të qartë si drita e diellit se Shqipëria është një narko-shtet dhe se faktet, dokumentet që unë kam paraqitur janë të pakundërshtueshme, dhe se qytetarët shqiptarë kanë nevojë shumë për mbështetjen e tyre, ndihmën e tyre, për të çmontuar narko-shtetin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco