Mbrëmjen e sotme Kombëtarja Shqiptare do të përballet me Finlandën në Helsinki në kuadër të Ligës së Kombeve.
Trajnerët kanë shuar dilemat për titullarët duke publikuar formacionet zyrtare. Vihet re se në listën e titullarëve tek kuqezinjtë ka shumë ndryshime krahasuar me ndeshjen kundër San Marinos.
Konkretisht titullarë do të jenë: Berisha; Hysaj, Ismajli, Gjimshiti, Pilo; Mitaj, Asllani, Ramadani, Hoxha, Muçi, Manaj.
Shqipëria mban vendin e parë në grup me 6 pikë ndërsa Finlanda është e dyta me 4 pikë. Versus.al

