POLITIKË /

Rama nxjerr platformën "Pasqyra e Flamingos": Jep përgjigjie për pyetjet që keni, do publikojmë dhe dosjen 'Kayo'

Platforma do shërbejë për të marrë informacion mbi gjithçka që diskutohet në mediat sociale apo ato tradicionale.

Shkruar nga Versus

Rama nxjerr platformën "Pasqyra e Flamingos": Jep përgjigjie

Ndërkohë që qytetarët protestojnë prej më shumë se 4 muajsh duke kërkuar dorëheqjen e qeverisë së tij, kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot platfpr,ëm e drotares publike online të quajtur “Pasqyra e Flamingos”.

Rama tha se në këtë platformë do të ketë përgjigjie të përpiluara nga Inteligjenca Artificiale lidhur me pyetje që qarkullojnë sa u takon dosjeve të ndryshme të cilat po hetohen nga SPAK apo përgjigjie lidhur me projekte të caktuara publike. Mes të tjerash theksoi se do publikohen edhe detaje të dosjes së kompanisë publike "Kayo" e cila po përflitet së fundmi me hetime të SPAK. 

“Shpejt do të publikojmë dosjen qeveritare të Kayo-s një tjetër emër që tanimë përflitet në rrugët e kanaleve sociale dhe hapësirat e medias televizive. Po ashtu Milot Balldreni ka qenë një tjetër temë e cila është diskutuar mbi trillime gjysmë të vërteta, informacione të paverifikuara. Faktet janë vendosur nën presionin e madh që vjen nga një botë që varet gjithmonë e më shumë se çfarë thuhet dhe jo nga sa verifikohet. Është një komponent i “Pasqyrë Albania” që do ketë një sërë komponentësh. Pjesë do jetë edhe mundësia për të ndjekur në kohë reale çdo projekt qeveritar. Në pasqyrën e flamingos ka edhe një komponent tjetër që është pyetjet dhe përgjigjiet. Pyetjet e mbledhura në kohë reale nga IA lidhur me dosjet në fjalë dhe përgjigjien zyrtare. Është e rëndësishme të thuhet se në Pasqyrën e Flamingos nuk ka alogritëm, nuk ka deklarata politike, nuk ka përgënjeshtrime që targetojnë burime të ndryshme që përhapin lajmin e rremë apo gjysmë të vërtetat. Ka vetëm gjuhë faktesh dhe të mbështetura në referenca ligjore e dokumenta zyrtarë. Është një hapje e bibliotekës së fshehtë të pushtetit ekzekutiv”- tha Rama. Versus.al

Poll