Flash

Berisha: PD po mbledh firma për peticion kundër ndërtimit të kullës te Tajvani

Lapsi.al 3 October 2026

Berisha: PD po mbledh firma për peticion kundër ndërtimit të

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se është kundër ndërtimit të kullës pranë Parkut Rinia në Tiranë.


Në një bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale, Berisha tha se Partia Demokratike po mbledh firma për një peticion dhe referendum lokal kundër projektit.

 

I pyetur për qëndrimin e tij ndaj kullës që pritet të ndërtohet në zonën e Tajvanit, Berisha tha se ka qenë dhe vijon të jetë kundër ndërtimeve të larta.

“Së pari, dua t’u garantoj se unë kam qenë, jam dhe do të jem kundër çdo kulle. Por në rast se rikthehesh në periudhën 2005-2013, ju do gjeni se Sali Berisha nuk ka dhënë leje për asnjë kullë dhe ju do gjeni se në ato tetë vite në Tiranë dhe në Shqipëri, nuk është ndërtuar asnjë kullë e vetme.

 
 
“Pra, një njeri që nuk lejoi, nuk miratoi ndërtimin e asnjë kulle, do të thotë se ka një qëndrim të qartë kundra tyre. Jam në mënyrë kategorike kundër ndërtimit të kullës në parkun e vetëm që ka mbetur tek Tajvani dhe shkatërrimit të tij”, tha ai.

Berisha bëri të ditur se Partia Demokratike po mbledh firma për një peticion, ndërsa synon edhe një referendum lokal kundër ndërtimit.

 
“Partia Demokratike po mbledh firmat për një peticion dhe referendum lokal kundër ndërtimit, sikundër ju garantoj se do të mbështesim fuqishëm çdo protestë kundër ndërtimit të saj”, tha Berisha.

Kreu i PD-së i cilësoi kullat si “monumente të shëmtuara të drogës dhe korrupsionit”.

Berisha tha gjithashtu se në planin e përgjithshëm rregullues të Tiranës, të miratuar gjatë qeverisjes së tij, nuk parashikoheshin ndërtesa mbi tetë kate në asnjë zonë të kryeqytetit.

Të këshilluara

Çfarë ndodh me motin sot

Ditën e shtunë vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike. Vranësira të pakta dhe kalimtare pri...

09:49

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI