POLITIKË /

"Mund të ketë devijime", Rama për dosjet tek "Pasqyra e Flamingos": Gabimet e paqëllimshme paragjykohen si krim

Rama tha se platforma ka synim të qartësojë qytetarët lidhur me projektet publike apo dosje të ndryshme duke pretenduar se qeveria nuk ka asgjë për të fshehur.

Shkruar nga Versus

"Mund të ketë devijime", Rama për dosjet tek

Pasi publikoi platformën “Pasqyra e Flamingos”, kryeministri Edi Rama tha se aty do të vihet në dispozicion i gjithë informacioni për dosjet dhe për aludimet që qarkullojnë në media lidhur me ato qeverinë.

Ai tha se kjo platformë do të shërbejë edhe për të parë se mund të ketë edhe gabime të paqëllimshme që mund të vijnë si rezultat i presionit për shkak se çdo gjë sipas tij ‘paragjykohet si krim’.

“Pasqyra e Flamingos, këto mjete që po përpiqemi të vëmë në dispozicion duke hyrë në fushën ku mbizotëron gënjeshtra, nuk janë shkopinj magjik, por ne duhet të bëjmë tonën me gjithë vullnetin dhe bindjen që nuk kemi asgjë për të fshehur. Që nëse ka të meta ky proces apo devijime në një dosje, ka dy mënyra për t’i parë dhe kuptuar, duke e ndarë se çfarë është defekt, gabim i paqëllimshëm, mungesë që vjen si rezultat i të metës në proces nga çfarë është qëllimisht e devijuar për arsye të tjera. Besoj se transparenca në këtë përpjekje do ndihmojë shumë dhe në këtë drejtim dhe në çlirimin e punonjësve të administratës dhe atyre që i përkushtohen shërbimit ndaj shtetit nga presioni i madh i gabimit të paragjykuar si krim”- u shpreh Rama. Versus.al

Poll