web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Finlandë-Shqipëri, komenti i ndeshjes

3 Tetor 2026, 14:54, Sport CNA

Finlandë-Shqipëri, komenti i ndeshjes

Kombëtarja shqiptare luan këtë të shtunë duelin e tretë në Ligën e Kombeve. Kuqezinjtë sfidojnë Finlandën në transfertë.

Shqipëria kryeson grupin pas fitoreve 2-0 ndaj Bjellorusisë dhe 3-0 ndaj San Marinos. Trajneri Rolando Maran ka marrë dy fitoret e para zyrtare me kuqezinjtë pas dy humbjeve 1-0 në miqësoret ndaj Luksemburgut dhe Izraelit në qershor.

Shqipëria ka humbur vetëm një nga pesë ndeshjet e fundit jashtë fushe, ndaj Polonisë në "play-off"-in e Botërorit.


FINLANDË-SHQIPËRI 2-1


KOMENTI 

Mbyllet sfida. 

93’- Goditje dënimi për Shqipërinë në afërsi të zonës. E fiton Mirlind Daku.

Akordohen 5 minuta shtesë.

82’- Mundësi e artë për barazim. Daku nuk shënon dot përballë portierit, nuk ia del dot as Uzuni.  

80’- Shpërthejnë polemikat. Uzuni kërkon penallti, arbitri jep simulim dhe ndëshkon lojtarin me të verdhë.

71’- GOL FINLANDA 2-1! Përmbysen shifrat nga vendasit. Walta shënon sërish nga goditja e dënimit.

65’– Tjetër zëvendësim te Shqipëria. Myrto Uzuni aktivizohet në vendin e Ernest Muçit.

61’- Mundësi e artë shënimi për Shqipërinë. Daku nxjerr të vetëm me portierin Pilon, gjuajtja e të cilit ndalet nga Hradecky.

60’- Rrëmujë në zonën e Finlandës. Topi devijohet dhe shkon në duart e portierit të Finlandës.

59’- Sulm i rrezikshëm nga Daku. Ndalet në momentin e parë, por fiton goditjen e këndit.

53’- Rrezik nga Finlanda në të djathtë. Ismajli mbyll aksionin dhe dërgon topin në këndore.

45'- Starton pjesa e dytë. Aktivizohet Mirlind Daku, në vendin e Rey Manajt.

Mbyllet pjesa e parë.

Akordohen 3 minuta shtesë.

42’- Mundësi shumë e mirë për Shqipërinë. Ramadani nuk gjuan si duhet me kokë, pas një topi të mbetur në zonë.

37’- Kundërsulm i shpejtë i Shqipërisë, Mitaj merr pasim nga Pilo në të majtë, por nuk mbyll si duhet aksionin.

26’- GOL FINLANDA 1-1. Barazohen shifrat nga vendasit shënon Walta nga goditja e dënimit.

24’- Largohet i dëshpëruar Etrit Berisha. Futet Alen Sherri dhe largohet Arbër Hoxha.

22’- Karton i kuq për Etrit Berishën. Portieri humb topin dhe ndal në mënyrë të parregullt kundërshtarin, duke u ndëshkuar me të kuq.

15’- Mundësi e mirë për Kombëtaren kuqezi. Hoxha lëshon një gjuajtje të bukur në hyrje të zonës, por shkon jashtë.

13’- Pranë golit të dytë Shqipëria. Manaj merr një top nga Pilo në zonë, por gjuajtja ndalet në momentin e fundit.  

5’- GOOOOOOL SHQIPËRIA 0-1! Shpërthen festa kuqezi. Shënon Rey Manaj me kokë, pas një krosimi nga Asllani nga goditja e këndit.

1’- Manaj fiton goditje dënimi në afërsi të zonës. Skemë e Asllanit nga faulli, por nuk shfrytëzohet nga kuqezinjtë.

Starton sfida. 





Lajmet e fundit nga