Berisha: Vetëm revolta e përgjithshme popullore e ndal kriminelin Rama nga kjo masakër që po bën

Berisha: Vetëm revolta e përgjithshme popullore e ndal kriminelin Rama nga kjo masakër që po bën

14:12, 03/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Lideri i opozitës, Sali Berisha ka reaguar ndaj deklaratave të Edi Ramës për nevojën e arkitektëve të huaj për projektimin e kullave në Shqipëri, duke iu referuar edhe një investigimi të publikuar nga “The Guardian”.

 I pyetur se si mund të ndalet ndërtimi i kullave dhe projektet e reja që ai kundërshton, Berisha tha se kjo, sipas tij, mund të bëhet vetëm përmes një revolte të përgjithshme popullore.

Kreu i PD-së e lidhi këtë çështje me disa raste të tjera që ai i ka denoncuar më herët, duke pretenduar se qeveria ka përdorur persona me eksperiencë të kufizuar për t’u hapur rrugë kontratave dhe projekteve të mëdha. Berisha akuzoi Ramën se po krijon terren për “vjedhje të reja” dhe pretendoi se kryeministri po kërkon një emër të përshtatshëm për projektin e kullës.

Pyetje-përgjigje:

Bajram Palushi: Z. Berisha, vetëm një ditë pasi Rama tha se Shqipëria ka nevojë për arkitektë të huaj, sepse vendi nuk ka ende kapacitetet dhe dijet për projektimin e kullave, ‘The Guardian’ publikon dëshminë e arkitektit që projekton kuzhina, dhe jo kulla, i cili thotë se u kontaktua nga një prej bashkëpunëtorëve të Ramës dhe iu kërkua të projektonte dy kulla me 45.000 metra katror. Si ndalet Rama nga kjo masakër që po i bën vendit?

Sali Berisha: Vetëm revolta e përgjithshme popullore e ndal këtë kriminel nga kjo masakër që po bën.

Të falenderoj për shembullin dhe falenderoj dhe gazetarin e ‘Guardian’ për hetimin që ka bërë.

Por unë po ju rikujtoj juve muratorin. Ju kujtohet ju, kur për analizat ai bëri një zgjidhje dhe tha kam gjetur njeriun unë. Çfarë ishte ai? Ai ishte një murator shqiptar në një qytet italian që kishte një skuadër të vogël ndërtimi. Ky ishte biznesmeni që ishte marrë me sterilizimet apo me analizat.

Është identike me zonjën Puca, e cila na prodhonte makina ushtarake në Bulqizë. E kuptoni ju apo jo? Prodhonte dhe të standardeve më të larta.

Në këtë mënyrë Rama hapte rrugë për vjedhje të reja.

Po kështu, ai e ka projektin të asaj kulle, po kërkon tani të gjejë një prestanome.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco