Një zjarr ka përfshirë zonën në veri të fshatit Karjan, në Gjirokastër, duke djegur shkurre, ferra dhe pemë.
Pas marrjes së njoftimit, forcat zjarrfikëse u nisën drejt vendngjarjes, ku konstatuan se flakët kishin marrë përmasa të konsiderueshme.
Pas ndërhyrjes së menjëhershme, zjarrfikësit arritën të izolonin vatrat dhe të shuanin plotësisht zjarrin, duke parandaluar përhapjen e tij.
Fatmirësisht, nga zjarri nuk pati persona të lënduar apo dëme materiale. Ndërkohë, vijojnë hetimet për përcaktimin e shkaqeve dhe rrethanave të rënies së zjarrit.


