Ka përfunduar me rezultatin 1-1 pjesa e parë e ndeshjes mes Finlandës dhe Shqipërisë, e vlefshme për Ligën e Kombeve. 45 të zjarrta që prodhuan gjithçka, por për fatin e keq të kuqezinjve tanë, kartoni i kuq prishi planet e trajnerit Rolando Maran.
Sfida nisi mjaft mirë për tanët, të cilët kaluan në minutën e katërt në avantazh me Rey Manaj. Krosim i Asllanit nga e majta dhe sulmuesi lushnjar shkëlqen duke tundur rrjetën e kundërshtarit. Gjithçka po shkonte mjaft mirë për kombëtaren shqiptare, deri në minutën e 23-të kur portieri Etrit Berisha u ndëshkua me karton të kuq. Dhe pikërisht në atë moment, Shqipëria pësoi golin e barazimit.
Pjesa tjetër e mbetur të 45 minutave ishte e ekuilibruar. Megjithatë duhet thënë që kuqezinjtë po vijojnë të tregojnë se janë pjekur shumë si skuadër dhe ndoshta, edhe me 10 lojtarë, nuk do të ishte çudi triumfi. Tashmë ekipet i janë drejtuar dhomave të zhveshjes për t’u rikthyer në fushë pas 15 minutave.
