Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Ngacmonte të miturat dhe bënte veprime të turpshme, gjykata çon në shtëpi këngëtarin Xhaferi

Shkruar nga Newsbomb
Ngacmonte të miturat dhe bënte veprime të turpshme, gjykata
Erind Xhaferaj

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka caktuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për këngëtarin fierak Erind Xhaferaj. Ai u arrestua dy ditë më parë, pasi dyshohet se ka kryer veprime të turpshme pranë shkollës artistike “Jakov Xoxa” në Fier.

Rasti u denoncua nga nxënëse të shkollës, të cilat njoftuan policinë. Pas marrjes së informacionit, efektivët shkuan në vendngjarje, kryen verifikimet dhe më pas ndaluan këngëtarin, i cili u shoqërua në komisariat për t’u marrë në pyetje lidhur me ngjarjen.

Në seancën e sotme, prokurori Skerdi Sinanaj kërkoi vleftësimin e ligjshëm të arrestimit në flagrancë dhe caktimin e masës “arrest në shtëpi”. Gjykata pranoi kërkesën e organit të akuzës. Vendimi është marrë nga gjyqtari Noel Veizi, ndërsa hetimet për rrethanat e rastit vijojnë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese