Finlanda përmbys Shqipërinë në Helsinki, na shkakton humbjen e parë në Nations League

Shqipëria ka pësuar humbjen e parë në Grupin C të Ligës së Kombeve, teksa është mundur 2-1 nga Finlanda në Helsinki. Kuqezinjtë e nisën ndeshjen në mënyrë perfekte, por kartoni i kuq i Etrit Berishës ndryshoi rrjedhën e takimit. Faji ishte krejtësisht i portierit tonë, që ndryshoi krejt rrjedhen e lojës në favor të Finlandës.

Trajneri Rolando Maran kishte bërë disa ndryshime në formacionin titullar, ndërsa Shqipëria kaloi në avantazh që në minutën e 4-t. Rey Manaj shënoi me kokë pas një krosimi të Kristjan Asllanit nga goditja e këndit.

Në minutën e 22-të, Etrit Berisha gaboi në pasim dhe më pas ndërhyri në mënyrë të parregullt ndaj kundërshtarit në kufijtë e zonës. Gjyqtari e ndëshkoi direkt me karton të kuq. Në portë u fut Alen Sherri, ndërsa doli Arbër Hoxha. Vetëm katër minuta më vonë, Finlanda barazoi me Leo Walta, i cili ekzekutoi saktë goditjen e dënimit dhe vendosi shifrat në 1-1.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në pjesën e dytë, Shqipëria pati një mundësi të artë për të kaluar sërish në avantazh. Në minutën e 60-të, Mirlind Daku shërbeu Pillon, por gjuajtja e tij u ndal nga portieri finlandez. Në minutën e 71-të, Walta goditi sërish nga një goditje dënimi dhe përmbysi rezultatin në 2-1.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kuqezinjtë kërkuan barazimin, por nuk ia dolën. Daku humbi një tjetër rast të artë, ndërsa në shtesë goditja e Anis Mehmetit u prit pa vështirësi. Me këtë fitore, Finlanda ngjitet në krye me 7 pikë, ndërsa Shqipëria mbetet e dyta me 6 pikë. Sfida e radhës për kuqezinjtë është pas tre ditësh ndaj San Marinos në “Air Albania”.

🚨 Leo Walta from a free kick with a right footed shot to the bottom right corner.

🇫🇮 Finland 1-1 Albania 🇦🇱pic.twitter.com/ofbp11AQW5

— Goals Xtra (@GoalsXtra) October 3, 2026

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?