Sport

Historia përsëritet 10 vite më pas, çfarë lidh kartonin e kuq të sotëm me Etrit Berishën?

Ka momente që futbolli i harron shpejt, por statistikat i ruajnë në arkiv. Dhe kartoni i kuq i marrë sot nga portieri i Shqipërisë rikthen një episod që dukej se i përkiste një tjetër epoke të Kombëtares.

Për të gjetur herën e fundit kur një portier i Shqipërisë ishte përjashtuar me karton të kuq, duhet të kthehemi pas në 12 nëntor 2016, në ndeshjen Shqipëri-Izrael në Elbasan, të vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2018. Në atë sfidë, që përfundoi 0-3, Etrit Berisha u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 55-të. Portieri shqiptar u pezullua më pas për dy ndeshje, duke munguar edhe në përballjen e radhës me Italinë.

Që nga ajo mbrëmje deri më sot kanë kaluar 9 vite, 10 muaj e 21 ditë. Pra, gati një dekadë pa parë një portier të Kombëtares të përjashtohej nga fusha. Berisha ka edhe një statistikë të veçantë, pasi është portieri që ka marrë dy kartonë të kuq me fanellën e Shqipërisë. Ndërkohë, episodi i sotëm i jep fund një serie prej gati dhjetë vitesh pa një përjashtim të tillë.

Futbolli shqiptar ka ndryshuar shumë që nga viti 2016, por një statistikë e tillë mbeti e pandryshuar për gati një dekadë. Sot, kartoni i kuq i portierit e riktheu sërish në vëmendje atë rekord të rrallë të Kombëtares.

Shqipëria luan sot ndeshjen më delikate të këtij edicioni të Ligës së Kombeve. Kuqezinjtë sfidojnë Finalndën në transfertë.

Finlandezët janë ekipi më i fortë në letër dhe i favorizon jo pak fakti që luajnë në shtëpi në kushte atmosferike që ato janë të mësuar dhe të përshtatur shumë mirë.

Nga ana tjetër, Kombëtarja jonë shkon si kryesuese e grupit dhe luan për të ruajtur pozitat në vendin e parë pas fitoreve me Bjellorusinë dhe San Marinon.

Trajneri Maran ka zgjedhur edhe 11 titullarët për këtë sfidë, duke bërë ndryshime edhe në këtë ndeshje të radhës, që është e parafundit sa i përket këtij grumbullimi.

Rezultati Live:

Finlandë 2-1 Shqipëri

Walta 26′, 71′ / Manaj 4′