Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    9 vite, 10 muaj e 21 ditë pritje! Kartoni i kuq i portierit shqiptar thyen rekordin e “agjërimit”

    Zjarri përfshin zonën e Karjanit në Gjirokastër, zjarrfikësit shuajnë flakët

    Dosja për vetëvrasjen e Xhuana Nikollajt, dëshmitë dhe mesazhet zbardhin frikën para ngjarjes

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » 9 vite, 10 muaj e 21 ditë pritje! Kartoni i kuq i portierit shqiptar thyen rekordin e “agjërimit”
    Kryesore

    9 vite, 10 muaj e 21 ditë pritje! Kartoni i kuq i portierit shqiptar thyen rekordin e “agjërimit”

    October 3, 2026

    Ka momente që futbolli i harron shpejt, por statistikat i ruajnë në arkiv. Kartoni i kuq i marrë sot nga portieri i Shqipërisë rikthen një episod që i përkiste një tjetër epoke të Kombëtares.

    Për të gjetur herën e fundit kur një portier kuqezi ishte ndëshkuar me karton të kuq, duhet të kthehemi pas në 12 nëntor 2016, në ndeshjen Shqipëri–Izrael, të zhvilluar në Elbasan dhe të vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2018.

    Në atë sfidë, e cila përfundoi me fitoren 0-3 të Izraelit, Etrit Berisha u përjashtua me karton të kuq në minutën e 55-të.

    Portieri shqiptar u pezullua më pas për dy ndeshje, duke munguar edhe në përballjen e radhës ndaj Italisë.

    Që nga ajo mbrëmje deri në ndeshjen e sotme kanë kaluar 9 vite, 10 muaj e 21 ditë – gati një dekadë pa një portier të Kombëtares shqiptare të largohej nga fusha me karton të kuq.

    Berisha mban edhe një statistikë të veçantë: është portieri i vetëm që ka marrë dy kartonë të kuq me fanellën e Shqipërisë.

    Kartoni i kuq i sotëm i jep kështu fund një serie prej pothuajse 10 vitesh pa një përjashtim të portierit të Kombëtares.

    etrit berisha finlande i kuqi Shqiperia
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    9 vite, 10 muaj e 21 ditë pritje! Kartoni i kuq i portierit shqiptar thyen rekordin e “agjërimit”

    October 3, 2026

    Zjarri përfshin zonën e Karjanit në Gjirokastër, zjarrfikësit shuajnë flakët

    October 3, 2026

    Dosja për vetëvrasjen e Xhuana Nikollajt, dëshmitë dhe mesazhet zbardhin frikën para ngjarjes

    October 3, 2026

    Tharja e rezervuarit të Kasharajt, ngecin punimet për zhbllokimin e shkarkuesit! Peshqit e ngordhur groposen në Pluk

    October 3, 2026
    Mos e humb
    Ekonomi October 2, 2026

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Prej gati dhjetë ditësh, aktiviteti i basteve të paligjshme dhe i call center-ave ilegalë në…

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Kreditorët te dera, gjykata në kërkim të “Top Fruits” të Ejup Ahmetit dhe Marin Gjonajt: Paraqituni në gjyq

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    “Paratë po vijnë”: 3 shenja të Horoskopit që hyjnë në një periudhë të begatë më 4 tetor

    Horoskopi i ditës: Surpriza në dashuri, mundësi të reja dhe kujdes me financat – çfarë kanë rezervuar yjet për 12 shenjat

    Dashuri, vendime dhe mundësi të reja: Si do të shkojë e diela për secilën shenjë

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.