Për avokatin, Genc Gjokutaj skandali me trafikun ndërkombëtar të armëve, është një nga aferat më të mëdha korruptive jo vetëm në Shqipëri, por që prek rëndë edhe NATO-n.
I ftuar në edicionon e pasdites në Syri Tv, Gjokutaj tha se kjo aferë ka cenuar rëndë ko vetëm emrin e anëtarit të NATO-s, Shqipërisë, por edhe rregullat e detyrimet qe vendi ynë ka ndaj aleancës.
Ndonëse e konsideron një hetim të vonuar, Gjokutaj thekson se goditja ka ardhur nga aleatët e përfshirë në hetim, pasi informacioni ka qenë tejet i bollshëm në lidhje me këtë aferë.
Është një nga aferat më të mëdha korruptive, s’është vetëm korrupsion kombëtar. Por ka cenuar rëndë emrin e anëtarit të NATO-s, rregullat dhe detyrimet që ka Shqipëria ndaj NATO janë cenuar rëndë. Syri është kthyer si një prokurori e 2 me denoncimet.
Të jeni të sigurt që në këtë hetim janë përfshirë aleatët e Shqipërisë. Është një hetim i vonuar, është vepruar si asnjëherë më parë, Goditja e 4 subjekteve, Kayo, Yeffeet, Ministria e Mbrojtjes dhe kompania, janë bërë në mënyrë të njëkohshme. Ka një profil tjetër hetimi, sepse janë përfshirë aleatët, është sekuestrua çfarë duhet.
Krimi nuk goditet duke pyetur të përfshirët. Informacionmi ka qenë i bollshëm në lidhje me këtë afere, një krim sa ordiner dhe politik. Ëshët trafik i pastër armësh, janë futur prodhim kinez. Janë vende ku shiten që janë nën embargo të NATO-s, s’ka pasur një afere më të rrezikshme kundër Shqipërisë në veçanti dhe NATO.
Kryerja e kontrolleve të banesave, zyrave janë veprime procedurale, s’mund të kryhen pa një regjistrim penal. Të gjitha këto veprime procedurale s’mund të kryhen pa një vendim gjykate. Marrja e një vendimi gjyqësor, bën që prova të sigurohet shpejt, në këtë rast, gjykata që ka dhënë leejn ka pasur të dhëna të mjaftueshme për t’u futur në këto ambiente.
© SYRI.net