Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Sporti

Shqipëria s’e thyen dot akullin finlandez! Tre gola dhe një karton i kuq vulosën rezultatin në Helsinki

Shkruar nga Newsbomb
Shqipëria s’e thyen dot akullin finlandez! Tre gola dhe një
Cast nga ndeshja

Kombëtarja shqiptare nuk ka mundur të marrë pikë në transfertën e vështirë të Finlandës, teksa u mposht me rezultatin 2-1. Një sfidë që nisi mjaft mirë për tanët, por në fund skuadra e drejtuar nga Rolando Maran u mposht nga vendasit.

Takimi nisi mjaft mirë për kuqezinjtë që arritën të kalonin shumë shpejt në avantazh me Rey Manajn. Në minutën e katërt të takimit, lushnjari çon sferën në rrjetë. Por, takimi mori krejt rrjedhë tjetër pasi në minutën e 22-të, doli me karton të kuq portieri Etrit Berisha. Pikërisht në atë goditje dënimi, finlandezët barazuan. 45 minutat e para përfunduan me rezultatin 1-1, ndërsa në të dytën kuqezinjtë patën rastet e veta.

Edhe pse trajneri Rolando Maran bëri disa ndërrime, nuk arriti të mposhtte vendasit, që në minutën e 72-të realizuan edhe golin e dytë. Pjesa tjetër e sfidës nuk kishte më histori dhe kësisoj Finlanda mori kryesimin e Grupit 1 në Ligën C me 7 pikë. Ndërsa Shqipëria renditet në vendin e dytë me 6 pikë. Ndeshjet e radhës të vlefshme për Ligën e Kombeve janë planifikuar në fillim të nëntorit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese