
Shqipëria humbi 2-1 ndaj Finlandës në Helsinki, në takimin e vlefshëm për Ligën e Kombeve.
Kuqezinjtë kaluan të parët në avantazh, por mbetën me dhjetë lojtarë pas përjashtimit të Etrit Berishës dhe nuk arritën ta ruanin epërsinë.
Rey Manaj zhbllokoi sfidën që në minutën e katërt, duke shënuar me kokë pas një krosimi të saktë të Kristjan Asllanit.
Ndeshja ndryshoi rrjedhë në minutën e 22-të, kur Berisha u ndëshkua me karton të kuq pas një ndërhyrjeje të ashpër.
Finlanda shfrytëzoi epërsinë numerike dhe barazoi me Leo Valtën nga goditja e dënimit.
Në pjesën e dytë, vendasit shtuan presionin, ndërsa Shqipëria kërkoi të godiste përmes kundërsulmeve. Pilo iu afrua golit, por kuqezinjtë nuk arritën të rikthenin avantazhin.
Një tjetër gol i Valtës vulosi përmbysjen dhe fitoren e Finlandës. Pas këtij rezultati, Shqipëria renditet e dyta me gjashtë pikë, ndërsa Finlanda merr kryesimin me shtatë./Versus.al

