Endi Demneri dhe Krenar Çoçaj/ Fotomontazh
Një kapitull i ri ka nisur për modelen Endi Demneri dhe partnerin e saj, Krenar Çoçaj. Çifti është bërë prindër për herë të parë, me Endin që ka sjellë në jetë një djalë.
Lajmi vjen disa muaj pasi modelja bëri publike shtatzëninë dhe çifti organizoi një festë për zbulimin e gjinisë. Në prill, gjatë “gender reveal”-it në Sarandë, Endi dhe Krenari zbuluan se po prisnin një djalë.
Gjatë kësaj periudhe, dyshja ka zgjedhur ta mbajë jetën private larg vëmendjes së tepërt, ndërsa tashmë familjes së tyre i është bashkuar edhe një anëtar i ri. Deri tani nuk janë bërë publike detaje të tjera për lindjen, ndërsa emri i vogëlushit nuk është bërë ende i ditur.
Sondazh
Poll
